Rritja galopante e bujqësisë vertikale

0

Tregu global i bujqësisë vertikale u vlerësua në 1.47 miliardë $ gjatë vitit 2016 dhe parashikohet të rritet me 8.03 miliardë $ deri në vitin  2024. Praktika e prodhimit të të lashtave në shtresat vertikale të pjerrëta apo në struktura të tjera të integruara përbëjnë atë që quhet bujqësia vertikale.Idetë bashkëkohore të bujqësisë vertikale përdorin teknikat e bujqësisë së brendshme dhe teknologjinë e bujqësisë së kontrolluar (CEA), ku mund të kontrollohen të gjithë faktorët e mjedisit. Këto objekte përdorin kontrollin artificial të dritës, kontrollin e faktorëve të  mjedisit (duke përfshirë lagështinë dhe temperaturën). Disa ferma vertikale përdorin teknika analoge me serrat, ku rrezet e diellit natyrore mund të përforcohen me ndriçim artificial dhe reflektorë metali.

Rritja e popullaritetit të ushqimeve organike, rritja e popullsisë urbane dhe pamjaftueshmëria e tokës së punueshme për bujqësinë tradicionale janë disa faktorë kryesorë që po stimulojnë rritjen e tregut të bujqësisë vertikale. Për më tepër, njerëzit janë zhvendosur nga teknikat tradicionale bujqësore në mënyra të qëndrueshme për të zbutur hendekun në rritje të kërkesës dhe furnizimit. Megjithatë, investimet e larta fillestare dhe mungesa e njohurive teknike janë disa kufizime të mëdha për rritjen e tregut. Përveç kësaj, fermerët nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për përfitimet operacionale dhe teknologjike të metodës së plotë bujqësore vertikale, e cila gjithashtu vepron si një nga faktorët kyçë të rëndësishëm për tregun.

Disa nga fermat më të mëdha të bujqësisë vertikale në botë janë : Aerofarms, Agrilution, American Hydroponics, Everlight Electronics, Farmedhere, Green Sense Farms, Hort Americas, Illumitex, Koninklijke Philips N.V dhe  Sky green.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here