Rriten rastet me Salmonelë në Europë, mes vendeve të prekura dhe Shqipëria

0

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) publikuan të dhëna nga një raport i prodhuar bashkërisht duke zbuluar se rastet e Salmonella Enteritidis që kanë prekur njerëzit në vendet BE janë rritur nga 3 për qind që nga viti 2014. Në raport thuhet se raste me salmonelë janë raportuar në të gjitha vendet e BE, por dhe vende të tjera ku përfshihet edhe Shqipëria, Serbia, Maqedonia etj.

BE konstaton rritjen e prezencës së bakterit të salmonelës nga 0.7% në 1.21 %. Në vitin 2016 janë raportuar 94.530 raste të salmonelozës njerëzore. S. Enteritidis – lloji më i përhapur i Salmonelës. Mënyra e përhapjes është kryesisht nga konsumi i vezëve dhe mishit të pulës.

“Rritja e dëshmuar nga të dhënat tona të mbikqyrjes është shqetësuese dhe një kujtesë se ne duhet të qëndrojmë vigjilent”, thotë Mike Catchpole, shkencëtari kryesor i ECDC. “Rënia e Salmonelës ka qenë një histori suksesi në sistemin e sigurisë së ushqimit në BE gjatë 10 viteve të fundit. “Hetimet e mëtejshme nga autoritetet kompetente në fushën e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore do të jenë vendimtare për të kuptuar arsyet që kanë sjellë në rritjen e prezencës së saj”  “thotë Marta Hugas, shefja e shkencëtarëve të  EFSA.

Raporti i EFSA-ECDC mbi tendencat dhe burimet e zoonozave bazohet në të dhënat e vitit 2016 të mbledhura nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Agjentë zoonotikë kanë raportuar dhe nëntë vende të tjera të BE, përfshi dhe Shqipërinë.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here