Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet mes Alpeve magjepsëse Shqiptare!(FOTO)

0

Alpet e Shqipërisë së Veriut përfaqësojnë një perlë natyrore me vlera unikale për vendin tonë, madje edhe më gjerë. Ditën e sotme këto vlera u shtuan edhe më shumë pasi një nga kamerat-kurth të vendosura nga ekspertët e PPNEA’së fotografoi xhevahirin e pyjeve tona, rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx spp. balcanicus). Prej disa ditësh ky ekip po realizon kontrollin e dytë të kamerave kurth të vendosura në luginën e Nikaj-Mërturit, në pjesën jugore të Alpeve, nga të cilat është vërtetuar prania e disa gjitarëve kryesorë të vendit tonë, mes tyre edhe e rrëqebullit të Ballkanit, një lloj globalisht i rrezikuar në menyrë kritike.

Kjo është evidenca e dytë që kemi për këtë lloj në Alpet Shqiptare, pas fotografisë amatore të shkrepur tre vite më parë nga një guidë lokale në zonën e Thethit. Gjithashtu gjatë kontrolllit të dytë të kamerave kurth janë fotografuar të tjera lloje gjitarësh të rëndësishme për zonën, si: dhia e egër, ujku, ariu i murrmë, macja e egër, baldosa, zardafi, dhelpra etj. Ky monitorim po realizohet në kuadër të projektit “Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit” faza 4, finacuar nga fondacioni MAVA.(AKZM)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here