Rilindja e veres shqiptare-“The Guardian”

0

Me këtë titull nis një reportazh  i prestigjiozes  britanike “The Guardian” e cila i kushton një hapësirë të veçantë prodhimeve autentike shqiptare dhe më konkretisht verës.

“The Guardian”merr shembull disa kantina vere në vend kur shkruan se industria e verës në Shqipëri ka problem imazhi, madje dhe brenda vendit. Por një brez i ri i prodhuesve të verës po hyn thellë në tregun vendas të rrushit me rezultate mbresëlënëse.

I vetmi vend në planet ku mund të pini një gotë caji të ftohtë është në “Uka Farn”një vresht biodinamik dhe me restorant shumë pranë aeroportit të Tiranës.

Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën e saj, por ky mentalitet po ndryshon ngadalë. Kjo pasi prodhuesit e verës si Flori Uka po fillojnë të bëjnë emër për veten e tyre. Vendi i Adriatikut ishte thuajse jashtë vëmendjes së të huajve deri në vitin 1991. Nën kolektivizimin e detyruar (nga vitet 50) krijoheshin vetëm dy lloj verërash, e kuqe dhe e bardhë. Sot shihet rilindja e dhjetëra llojeve të verës  që prodhohen në mbi 30 kantina të reja.

Nën hijen e kështjellës së Beratit qytetit në mbrojtjen e Uneskos, Muharrem Çobo po  kultivon vreshta me rush që nga viti 1994.  Pavarësisht se ishin prodhues vere të vjetër, paraardhësit e Çobos u ndaluan të bënin verë gjatë epokës komuniste. Fillimisht ai eksperimentoi  disa “mikrofermentime” me 100 shishe çdo vit. Nga një hardhi e vetmuar, Çobo ka ringjallur një industri të vërtetë vere.

Nga një vresht i vetëm, Çobo ka rilindur Pulsin e Bardhë, një tjetër lloj rrushi kacavjerrës. Ai ka shijen e fortë të agrumeve dhe kombinohet mirë me ullinjtë autoktonë të Beratit, të cilët ai i shërben gjatë degustimeve të verës në qilar. Pas marrjes së mostrave të rozesë së tij 12-ditëshe të gazuar, hapim një shishe ”Shendeverë”, një verë shpërthyese në shije, e fermuentuar në shishe njësoj si shampanja, që është më e mirë se çdo gjë që kam shijuar.

Megjithate problem mbetet çështja e markës. Flori Uka thotë se  kur futi verë “Uka Farm” në restorantet vendase shumë thanë “Oh është verë shqiptare, dhe ne do paguajmë vetëm 2 euro një shishe. Çdo vit Shqipëria prodhon një milionë shishe vere në një vend me 3 milionë banorë-ndërkohë ne importojmë 50 milionë euro verë italiane”

Por me këtë gjeneratë të re të verës, kjo mund të mos jetë kështu për shumë kohë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here