Reshjet kthejnë Pulëbardhën e Vogël në Virua(VIDEO)

0

Pulëbardha e Vogël (Larus ridibundus) është rikthyer në Parkun e Viroit, në Jug të Shqipërisë pas shirave të parë të vjeshtës që lanë pas thatësirën e jashtëzakonshme të këtij viti. Zogjtë shtegëtarë ujorë kanë nisur të shtohen në Shqipëri pas një Moratorimi për gjuetinë. Rezultatet e censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit, publikuar në fillim të këij viti dëshmojnë për një ekzistencë të më shumë se 160.000 zogjve në ligatinat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë më shumë se 65 specie të shpendëve të ujit.(VOA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here