Requiem, për një panair që u harrua nga shirat…mbresat e profesorit

0

Panairi “Shqipëria punon tokën” i cili u organizua me rastin e festave të Nëntorit për fat te keq nuk pati bujën për të cilën u fol  aq shumë. Kjo sa për shkak të organizimit, por më tepër për fatin e keq pasi fill atë ditë nisën shirat e rrëmbyeshëm që përmbytën më shumë se gjysmën e vendit. Kësisoj u harrua menjëherë dhe fermerët e ardhur nga të katër anët ë vendit nën kërcënimin e shirave mblodhën menjëherë tezgat. Por cfare u pa dhe çfarë jo. Pedagogu i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës Kristaq Bërxholi  përshkruan atë cfarë pa dhe cfarë do donte të shihte.

Ja statusi i plotë i profesorit

“Hapu dhe te Futemi

NE PANAIRIN E BUJQESISE SHQIPTARE

Dje u hap Panairi i Prodhimit Bujqesor, por qe Qeveria apo organizatoret ja kishin vene emrin 
SHQIPERIA PUNON TOKEN- KONSUMO SHQIP
Emertim i cuditshem dhe pa piken e fantazise. Gjithsesi kjo nuk ka rendesi, ne raport se cfare pashe ne panair.
1 – Ne panair pash nje popull me shpirtin krijues.
2 – Atje pashe se Shqiptaret jane ne gjendje ta ndertojne kete vend.
3 – Atje vura re se potencialet e ketij vendi jane te medha si dhe rruget e zhvillimit jane te shumta.
4 – Atje pashe se me gjithe potencialet dhe mundesite qe ofron ky vend, zhvillimi eshte ende i ngadalte. Per 25 vjet, njerezit e ketij vendi po te mbeshteten, prodhojne per konsum dhe per eksport.
5 – Aty vura re se niveli i ketij zhvillimi nga pikepamja cilesore, le shume per te deshiruar dhe kjo eshte ezkluzivisht pergjegjesi e shtetit, qe nga 90.
6 – Aty vura re se resurset qe egzistojne ne vend, duan pak lubrifikant qe te levizin. E kete lubrifikant e ka ne dore shteti me taksa me mbeshtetje teknike( nepermjet atij qe quhet sherbim keshillimor qe ende eshte jashte loje, qe per mendimin tem duhet te jete shteteror dhe te keshilloje fermeret FALAS) apo dhe me leva te tjera.
7 – Aty vura re se politikat e shtetit, ne bujqesi, jane ende larg. Shqiperia mund te zhvilloje bujqesi e blektori(kryesoret) dhe turizem. Por nuk mund te kemi nje turizem te zhvilluar e te qendrueshem pa nje bujqesi te zhvilluar, te qendrueshme e moderne.
8 – Aty pashe se sherbimet ne mbeshtetje te bujqesise jane ne nivelet me te ulta.
9 – Pikerisht aty me terhoqi vemendjen fakti qe shteti dhe fermeret, nuk jane aq te interesuar per cilesine e prodhimeve te tyre. Parimi qe mbizoteron dhe qe une vura re eshte: PRODHO PA SE CFARE CILESIE NUK KA RENDESI. 
10 – Aty pashe se MARKETINGU NE BUJQESI ESHTE, ne nivelin me te ulet, ne raport me fqinjet pa le me tej. Aty pashe se shteti nuk do tja dije per kete pike te rendesishme te shitjes se produkteve te fermereve. Kjo eshte pergjegjesi e shtetit.
11 – Aty pashe shpirtin e shqiptareve qe ka shperthyer.
12 – Aty pashe por nuk vura re gjekundi te afishuar dokumenta qe flisnin per sigurine e prodhimeve tona. 
Aty degjova dhe kenget popullore, qe jane abandonuar. Gjithe vendet e botes i stimulojne dhe i mbeshtetin, ne, shteti, i kemi lene ne renie te lire. Grupi i kolonjes qe per mua qe nje qershi mbi torte duhet mbeshtetur si dhe shume te tjere.
Jepi bujqesise pak o shtet se do te te japi shume e me shume.
NE KETE PANAIR PASHE QE SHTETI NUK ESHTE AQ AFER ME FERMERET. KETE E THEM DHE NGA MENYRA E ORGANIzIMIT TE PANAIRIT. PA ESTETIKE, PA NJE ORGANIZIMIN TE ORGANIZUAR. ATY LEVIZJE DHE NUK DIJE NGA LEVIZJE. SISTEMIMI I MALLRAVE ISHTE BERE NGA AMATORIZMI I FERMEREVE JO NGA NJEREZ EKSPERTE TE KESAJ FUSHE. SA ME ESTETIK TE QE PANAIRI, AQ ME PERSHTYPJE DO KISHTE BERE E KJO PERSERI ESHTE PERGJEGJESI E SHTETIT.
Aty pashe dhe njerez te administrates sikur kishin kohe pa ngrene.
KONSUMO SHQIP-HA QYL.
GJITHSESI KY PANAIR TREGOI SE NE SHQIPERI MUND TE PRODHOHEN SHUME GJERA DHE SHQIPTARET JANE TE AFTE TE PRODHOJNE PER VENDIN E TYRE DHE EKSPORT.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here