Rakia shqiptare që çmendi të huajt

0

Rakia shqiptare një pije e dashur për të gjithë burrat dhe gratë (të paktën kështu përshkruhet në këtë shkrim) befason dhe të huajt. Blogu më i mirë në internet për të mësuar rreth verës, birrës dhe ndjenjës që sjellin këto, i quajtur VinePair ka udhëtuar në të gjitha vendet e ballkanit, mes të cilave dhe në Shqipëri. Aty shkruhet se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është rakia që konsumohet nga të gjithë, në këtë rajon të trazuar, që nga brigjet shqiptare, në malet e Malit të Zi, nga qytetet e rrethuara me mure të Kroacisë, në qytetet e gjalla të Serbisë, nga kodrat dhe luginat e Bosnjës, të gjithë e konsumojnë rakinë. Është tashmë e zakonshme- shkruhet këtu- që të gjitha fermat në  Ballkan të kenë raki. Por atë mund ta bleni dhe në dyqanin e pijeve, shumica e njerëzve nuk e bëjnë vetë në fakt, por e blejnë në dyqan ose te fqinjët. Përbërësi themelor është zakonisht rrushi, por përdoren dhe fruta të tjera, duke përfshirë kumbullën, dardhën, ftoin, mollën, arren dhe pjeshkën. Është e fortë, shpesh e ashpër, por çdo shishe është ndryshe dhe eksplorimi i rakisë është një nga kënaqësitë e mëdha të Ballkanit.

Përshtypjet për Shqipërinë

“Turneu im i mbushur me raki në Ballkan filloi në Shqipëri, që është vendi islamik më pak mysliman në bote.

Walter Mio, një menaxher në Hotel Mangaleni në Berat, thotë se shqiptarët në të gjithë vendin prodhojnë lloje të ndryshme rakie. Ai thotë se ka 13 lloj rakie  në dyqanin e tij. Të gjitha llojet i gjen në shtëpi, mbi to është një etiketë e shkruar më dorë që tregon llojin e rakisë.

“Ju mund të blini raki në dyqan, por është larg shijes së asaj që bëhet në shtëpi”, thotë Mio. Rakia e blerë në dyqan nuk është e vërtetë.

Në Shqipëri mënyra më e mirë për të pirë raki është me famijen. Në traditën shqiptare është fyerje mos hash ushqimin e shtëpisë ku bujt dhe mos pish rakinë që të servirin.Edhe në qoftë se ju s’jeni të uritur, duhet të bëni çfarëdo për t’ju bërë qejfin familjarëve.

Fatos Ajazi, një ish-mekanik ushtarak, tani fermer gjysmë në pension, me shërbeu raki me luleshtrydhe dhe arra, në një shishe kristali, në oborrin e shtëpisë. Ai mbeti i kënaqur kur unë trokita gotën me te, sepse rakinë ai e kishte bërë me duart e veta. Ishte pijë e shijshme,me aromë dhe nuk digjte. Megjithatë unë s’mund ta pija gotën e katërt”

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here