Qytetarët e Kosovës konsumuan 10 milionë litra alkool gjatë 2017

0

Ndonëse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë  që tregon se mbi 95% e qytetarëve janë deklaruar se i takojnë fesë islame, që ndalon rreptësisht përdorimin e alkoolit, kur është fjala te alkooli qytetarët e Kosovës s’i respektojnë normat fetare. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress se importi i rakisë brenda vitit 2017 ka arritur mbi tetë milionë litra, ndërkohë që llogaritet të jenë rreth një milionë litra verë dhe raki edhe nga prodhimi vendas. Për këto produkte të pijeve alkoolike dhe të duhanit, të cilat konsiderohen luks, Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 400 milionë euro nga akciza. Prodhuesit vendas të verës në Kosovë tregojnë se janë rritur së tepërmi kërkesat për konsumin  e rakisë dhe verës. Labinot Shulina anëtar i Shoqatës së Verëtarve të Kosovës dhe prodhues i rakisë dhe verës ‘Sefa Vine” në Rahovec ka thënë se në Kosovë prodhohen rreth 100 mijë litra raki dhe mbi gjysëm milionë litra verë.  “Ka interesim, mirëpo për këto produkte ndikojnë edhe kushtet financiare. Kosova është akoma një vend i varfër dhe rakia shitet më tepër, portani ka filluar tendenca, ka filluar kultura e konsumimit të verërave dhe verërat e Kosovës kanë filluar te shiten pak më mirë dhe verërat më të shtrenjta shiten në tregjet, ku shtresa e njerëzve kanë më shumë mjetet financiare për t’i blerë ato”, ka thënë Shulina.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here