Qeveria greke heq akcizën mbi verën

0

Qeveria greke së shpejti do paraqesë një amendament për heqjen e akcizës mbi verën pasi nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara financiare-tha ministri grek për Zhvillimin Bujqësor dhe Ushqim Evangelos Apostolu. Duke folur për agjencinë e lajmeve të Athinës ministri grek theksoi se amendamenti do dorëzohet për votim para fundit të këtij viti. Në një përpjekje për të rritur të ardhurat publike si pjesë e programit të shpëtimit, qeveria greke paraqiti në vitin 2016 një akcizë mbi verën duke shkaktuar reagimin e fortë të sektorit. Por vendimi doli një lojë e humbur, pasi të ardhurat publike nuk u rritën dhe në të njëjtën kohë lulëzoi tregu i zi, duke i dhënë një goditje të rëndë sektorit të verës së vendit.

Në veçanti, nga buxheti prej 60 milionë eurosh, u grumbulluan vetëm 14 milione euro. Zyrtarët grekë deklarojnë se akzica nuk ishte ide e mirë, pasi krijoi një barrë të madhe administrative për prodhuesit dhe qeverinë.

Sipas njoftimeve të shtypit në Athinë, shpërndarja e paligjshme e verës ka arritur në 70%. Përveç kësaj, rënia e shitjeve të verërave  të ligjshme tani është e dukshme, me një rënie prej 40% në qarkullim krahasuar me 2015 dhe një rënie prej 25% që nga viti 2016. Por vendimi i Athinës duket se bie ndesh me politikën e organizmave ndërkombëtarë të ushqimit që rekomandojnë imponim taksash  për pije alkoolike si një mënyrë  e zvogëlimit të konsumit të alkoolit për të mbrojtur shëndetin publik. Por industria e alkoolit nuk ndan të njëjtën pikëpamje.  Përkundrazi, ai paralajmëron se në të kaluarën taksimi i alkoolit nuk ka pasur efekt pozitiv në konsumin dhe financat. “Spirits Europe”, e cila përfaqëson industrinë e pijeve alkoolike, kohët e fundit përmendi Greqinë si një shembull të përsosur të rastit. “Në periudhën 2009-2010, akciza për alkoolin u rrit me 125%, por të ardhurat e shtetit u ulën në 272 milionë euro në vitin 2015 nga 289 milionë euro në vitin 2009. Në përgjithësi, rezultati i taksave në rritje, ul të ardhurat dhe rrit  tregtinë e paligjshme”thonë përfaqësues nga Industria e pijeve alkoolike në Europë.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here