20 milionë euro subvencione në bujqësi, thjeshtohen procedurat

0

/ATSH/- Nga janari i 2018-s fermerët do të kenë lehtësi proceduriale për përfitimin e subvencioneve për bujqësinë. Qeveria do të ndryshojë skemën e subvencioneve, duke thjeshtuar procedurat burokratike.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, deklaroi se fermerëve që do të aplikojnë për subvencione do t’u kërkohet të plotësojnë me vetëdeklarim një formular.

“Do t’u kërkohet fermerëve që të aplikojnë për subvencione dhe të plotësojnë me vetëdeklarim një formular. Në bazë të kritereve do të bëhet përzgjedhja e fituesve dhe vetëm fituesi do të sjellë dokumentacionin që vërteton deklaratën”, u shpreh ministri Peleshi.

Gjatë 2018-s, qeveria do të japë 20 milionë euro subvencione për fermerët nga buxheti. Ndërsa edhe 100 milionë euro të tjera do të jepen nga fondet e BE-së.

Ministri Peleshi u bëri thirrje fermerëve të formalizohen për të përfituar nga këto fonde.

“Vitin tjetër do të ndryshojë retorika lidhur me financimet. Nuk do të diskutojmë me që nuk kemi para për të mbështetur fermerët, por do të diskutojmë si t’i bëjmë fermerët të përthithin para më shumë”, u shpreh ai.

Nga subvencionet që buxheti ka dhënë gjithë këto vite për bujqësinë, kanë përfituar vetëm një grusht fermerësh.

“Është rritur shumë numri i dokumenteve që kërkohen për të përfituar subvencion. Kjo, së bashku me përqindjen shumë të ulët të atyre që përfitojnë, i kanë dekurajuar fermerët. Duhet ta themi vetëm 1% e fermerëve kanë marrë subvencionet”, deklaroi Peleshi.Politikat kryesore të qeverisë për sektorin bujqësor, sipas Peleshit, janë mbështetje e prodhimit të fermerëve, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit. Po ashtu, do të punohet për përmirësimin e cilësisë së produkteve me qëllim arritjen e standardeve të BE-së, pra tregjeve ndërkombëtare, dhe përkrahje të industrisë agropërpunuese.
/a.gjonaj//m.m/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here