Pse shqiptarët janë “dashuruar” me dhitë

0

Po kthehet në trend vitet e fundit mbarështimi gjithnjë e më shumë i dhive nga blegtorët shqiptarë. Dhitë preferohen më shumë se bagëtitë e trasha siç janë lopët-shprehet për bioneës Valbona Ylli drejtore ekzekutive e shoqatës kombëtarë të blegtorëve.

Po kthehet në trend vitet e fundit mbarështimi gjithnjë e më shumë i dhive nga blegtorët shqiptarë. Dhitë preferohen më shumë se bagëtitë e trasha siç janë lopët-shprehet për bioneës Valbona Ylli drejtore ekzekutive e shoqatës kombëtarë të blegtorëve.

Shkaqet janë disa, çmimi i ulët i blerjes së dhive, si dhe kosto e ulët e mbarështimit dhe trajtimit të tyre. Mbi të gjitha sepse qumështi i dhisë dhe nënproduktet e saj janë shumë të preferuara nga konsumatorët pasi cilësohen katalizatorënë organizmin e njeriut.

Mbarështimi i gjedhëve ka rënë-vijon Ylli-dhe këtu ka ndikuar më së shumti paqëndrueshmëria e çmimit të qumshtit. Punishtet dhe baxhot aplikojnë mbi blegtorët cmime të paqëndrueshme  dh ciklike. Kështu një blegtor ose fermer ka 2-3 lopë në baxho ai e shet qumështin me cmimin deri në 32l/litër. Zotëruesit e tufave të mëdha kanë cmime preferenciale deri ne 50l/litër. Kurse qumështi i dhisë shitet të paktën 60 lekë/litër.

Por ka dhe një shkak tjetërp;blegtorët mbarështojnë më pak lopë për shkak edhe të përmirsimit racor të tyre. Nëse në 2001 një lopë prodhonte 1900 litra qumësht në vit, tashmë prodhimi është rritur me 2700 litra qumesht/vit.

Por cmimi i lartë i lopëve, kosto e lartë për mbarështimin e tyre, i ka çuar fermerët dhe blegtorët drejt një preference tjetër, mbarështimit të dhisë.(bionews)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here