Pronat në Himarë/ OMONIA: Greqia dhe Qipro të bllokojnë Shqipërinë në BE

0

Pronat në Himarë/ OMONIA: Greqia dhe Qipro të bllokojnë Shqipërinë në BE.

Reagon ashpër PDIU

Nëse nuk do t’iu rikthehen pronat pronarëve legjitimë ,atëherë do të lobohet që Greqia dhe Qipro t’i përdorin votat e tyre kundër antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky ishte paralajmërimi i kreut të OMONIAs, Fredi Bejleri, ne Himare disa ditë me pare gjatë një tubimi qe kishte për qëllim sensibilizimin e faktorit politik në vendin tonë për çështjen e pronës. Ne tubim merrnin pjese përfaqësues të OMONIA-s, PBDNJ-së si dhe përfaqësues të Parlamentit dhe Ambasadës greke.

“Mos të harrojmë që ne kemi dy vota në Bashkimin Europian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të anëtarësohet në BE”, deklaroi gjatë tubimit kryetari i OMONIA-s në Himarë.

Por  qendrimet e mbajtuara nga ish kandidati per kreun e bashkise Himare jane kundeshtuar nga PDIU. Në një deklaratë për mediat, PDIU-ja e cilëson vepër të rëndë penale thirrjen drejtuar dy vendeve të BE-së për të bllokuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

PDIU thumbon në reagimin e saj edhe kreun e PBDNJ-së, VangjelDulen, duke e konsideruar aktin e tij të turpshëm.

“Thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ-së dhe Omonias ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues të Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale. Prania e përfaqësuesve të Ambasadës greke dhe të deputetit patericë që nuk mori asnjë votë as në Himarë e as në minoritet, e bën edhe më të turpshëm këtë akt”,

Partia e Shpëtim Idrizit i bën thirrje Prokurorisë të  nise hetimet si dhe kerkon t’i hiqet shtetësia shqiptare çdo person me dyshtetësi, që vepron kundër interesave te Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here