Profesori ve pikat mbi “i”:Ja pse nuk ngjyroset mishi shqiptar-Intervista e plote/video

0

Profesori i veterinarisë Kristaq Bërxholi i ka cilësuar  të pabesueshme analizat e AFI mbi produktet ushqimore. Të paktën për mishin Bërxholi thotë se është e pabesueshme që mishi vendas të jetë me ngjyrues pasi sipas  tij në vend prodhohet një sasi e pakët mishi dhe nuk ka gjendje që të ruhet në frigorifer. Zakonisht ngjyrues i hidhet mishit që qëndron për një kohë të gjatë në kushte friogoriferike. Kohëqëndrimi i gjtë zbeh ngjyrën e mishit dhe shumë tregtarë e spërkasin atë më ngjyrues të duketi freskët.

Një pjesë e mirë e të imtave importohet pasi në vend nuk ka gjendje të mjafueshme. Por dhe mishi i deles dhe viçit është në sasi të kufizuara pasi fermat blegtorale kanë kapacitete kaq të ulëta saqë shumica e tyre ankohen se nuk kanë prodhim.

Edhe për mishin  e importit profesori shprehet skeptik, pasi shumica e prodhimit që vjen nga jashtë përdoret në sektorin përpunes kryesisht për prodhimin  e sallamit.

Qumështi më aflatoksinë për profesor Bërxholin është një cështje që duhet marrë seriozisht. Aflatkosina sipas tij nuk asgjësohet edhe nëse qumështi zien në temperatura shumë të larta mbi 100 gradë celcius. Aflatoksina, ky përbërës kanceroz varet zakonisht nga mënyra si ushqehen kafshët. Në SHBA dhe BE kanë mënyra të posacme për asgjësimin e aflatoksinës, “bombardimin” e saj më ingridientë të tjerë.

Më poshte ndiqni të plotë intervistën që Kristaq Bërxholi dha për TV Fax News

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here