Prodhimi i paktë i rrushit lë kantinat pa lëndë të parë (VIDEO)

0

I njohur për traditën e vet kulinare Përmeti numëron sot një numër jo të vogël kantinash të prodhimit të verërave për tregun vendas dhe atë të huaj. Veçanti e tyre është mbështetja në traditën vendase, por këto kantina përballen sot me vështirësi të shumta.ku ndër më kryesoret mungesa e lëndës së parë dhe përmirësimi I teknologjisë prodhuese. Prodhuesit pohojnë se aktualisht I gjithë prodhimi I verërave arrin të shitet, por kjo sasi e lëndës së parë nuk arrin të mbulojë kërkesat e të shtatë kantinave që operojnë në këtë rreth dhe në kushtet kur kërkohen rezerva edhe për muajt e tjerë të vitit.

“Jam në tregun e prodhimit dhe tregëtimit të verës prej 17 vitesh. Kantina “Bejko” ka një kapacitet prej dy mijë litra verë, por asnjëherë nuk është arritur kapaciteti i plotë. Ne mundemi të prodhojmë deri në 800 kuintal verë dhe pak raki. I gjithë rrushi i fermerëve merret nga kantinat, por duhet të ketë prodhim rezervë edhe për muajt e tjerë të vitit. Kjo sasi lënde e parë nuk arrin. Prandaj lind nevoja për shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe ato të lëndës së parë. Duhen shtuar edhe mbjelljet e reja të vreshtarisë ”, pohon Shkëlqim Bejko, pronar I kantinës “Bejko” në Përmet.

Situata duket më shqetësuese nga viti në vit për shkak të rënies së kultivimit të rrushit dhe zhdukjen  e ngadaltë të kësaj tradite, por edhe mungesës së subvencioneve. Sipas Bejkos kjo ecuri e kultivimit dhe prodhimit të rrushit iI rrezikon kantinat të mbeten pa lëndë të parë dhe të shohin si zgjidhje të vetme importimin nga vendet fqinjë.

“Sot ka rënë kultivimi I  rrushit për shkak edhe të mungesës së subvencionimeve. Nëse vazhdon kjo ecuri e kultivimit dhe prodhimit të rrushit do të mbetemi pa lëndë të parë dhe do të detyrohemi ta importojmë nga vende të tilla si Maqedonia”, shton ai.

Nevoja për subencionim nga shteti për përmirësimin e teknologjisë duket se është një tjetër kërkesë e kantinave të verës. Sipas prodhuesve kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë.

“Vera është traditë në Përmet, por ne kemi filluar të përdorim edhe teknologjinë më të fundit bashkëkohore. Përmirësimi i tekonologjisë ndikon edhe në rritjen e cilësisë së prodhimit. Ministria e Bujqësisë të ketë më shumë vëmendje për kantinat, jo të cilësohen si agropërpunues”, ngre shqetësimin e vet Bejko.

Verërat e importit janë një konkurencë e madhe për tregun vendas pasi mungesa e subvencionimit të fermerëve rrit edhe çmimin e lëndës së parë krahasuar me vendet fqinje. Nga ana tjetër industria e prodhimit të verërave në Shqipëri është ende larg standarteve të duhura, ndërkohë që mungojnë planet konkrete për promovimin dhe mbështetjen e kësaj industrie dhe markës “Made in Albania”.(Brikena Meta/NEWS24)

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here