Prodhimet agroushqimore shqiptare në “Panairin e Dimrit”në Bruksel

0

Shqipëria do të jetë  mysafire e  nderit e “Panairi i Dimrit” në Bruksel. Verë e bardhë, e kuqe ose me e gazuar, birra, vaj ulliri, enët tipike, veprat artizanale, por edhe shfaqjet tradicionale sic janë vallet: kjo është ajo që qyteti i Tiranës do ofrojë gjatë ngjarjeve të krishtlindjeve të dimrit që do të mbahen në fund të muajit në qendrën e Brukselit. Kryeqyteti shqiptar do të jetë mysafir i nderit në këtë edicion të 17-të. Në tota tetë  stenda do të jenë të dedikuara për specialitetet shqiptare. Ato do të instalohen në vendin Sainte-Catherine, përpara kishës.

Kjo është një mundësi për prodhuesit vendas që të zbulojnë mallrat e tyre në zemër të Evropës. Muharrem Çobo do të jetë njëri prej shqiptarëve që do ekspozoj verën “Cobo”.

“Për momentin, ne shesim kryesisht verërat tona në Shqipëri dhe Zvicër, marrim pjesë në shumë ngjarje në të gjithë botën për të zbuluar më shumë rreth tregjeve dhe shpresojme që apeli për verën tonë të shkojë deri te qytetarët e Brukselit” thotë menaxheri i punishtes Çobo.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpreson që kjo pjesëmarrje t’u japë mundësinë vizitorëve të zbulojnë Shqipërinë në një dritë të re. “Ka shumë zëra që po qarkullojnë për vendin tonë, por ne duam t’u tregojmë turistëve atë që Tirana vërtetë ka për të ofruar, mitet urbane duhet të zhduken”, thotë Veliaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here