Procesionarja e pishës luftohet me insekte grabiqarë parazitarë/ Nga Ramiz Metaliaj, Profesor i UBT

0

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore Dr Ramiz Metaliaj ka hartuar një projekt kombëtar për kontrollin biologjik të Procesionares së pishës. Pas një sërë studimesh dhe bazuar edhe në eksperiencat më të mira ndërkombetare, ai konkludon se kontrolli biologjik i popullatave të Procesionares së pishës realizohet duke perdorur insekte grabitqare dhe parazitare të saj deri në vëndosjen e gjendjes ekuilibër biologjik të kesaj specieje dëmtuese me speciet e tjera të konsideruar si armiq natyror të saj, në ekosistemet me domonancë të Pishës së zezë.

Situara aktuale e dëmit të shkatuar nga Procesionarja

Sipas të dhënave periodike nga Shërbimi Pyjor në vendin tonë, rezulton se, gati në menyrë sistematike,  vit pas viti,  rreth 150 mijë ha pyje atakohen me intensitet të ndryshëm nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Ndër dëmtuesit, dëmet më të shumta shkaktohen nga Proçesionaria e pishës, insekt që ushqehet me halat e pishave dhe është një “banor” i zakonshëm i pyjeve artificialë me Pishë të zezë në vendin tonë. Shfaqjet masive të insektit në vendin tonë i kanë fillimet në viteve ‘60 të shekullit të kaluar duke dëmtuar pishat rregullisht çdo vit. Kulmet e dëmeve perseriten me një periodë 6-7 vjeçare dhe, në mes të kesaj periudhe, gjendet edhe viti me dëmin minimal. Dëmet e shkaktuara duke ngrënë halat, sjellin si pasojë reduktimin e rritjes vjetore të drurëve, ndërsa në vitet e kulmeve mund të arrihet deri në zhveshje totale të drurëve nga halat dhe tharje të tyre. Dëmi kryesor i shkaktuar nga ky insekt konsiderohet tharja e biskut të majës që vjen nga perqendrimi i një sasie të madhe larvash në majë, të cilat kapin lartësinë për të qënë të ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Një tjetër arsye pse larvat perqëndrohen në majën e drurit është sasia e madhe e halave të reja që gjenden në ketë pikë dhe që konsumohen lehtësisht nga larvat e moshave të para të sapo dala nga veza në muajin shtator. Ngrënia e halave në majë të drurit dhe dëmtimi i biskut të majës ndodh në grumbujt e pishës me dendësi të lartë të bimëve, aty ku degët anësore të kurorës nuk marrin sasinë e duhur të rrezatimit diellor dhe, si të tilla, nuk preferohen nga insekti. Ndërsa, në grumbujt me kurorëdendësi të ulët, dhe sidomos në shpatet me kundrejtim jugor, të rrezatuar mirë në të gjithë kurorën, larvat i ndertojnë foletë e tyre në të gjitha degët e kurorës duke shkaktuar, në disa raste, zhveshjen totale të drurit nga halat. Sipas të dhënave të sherbimit pyjor, Proçesionaria e pishës ka një shkallë përhapje prej  rreth 80.000 ha,  kryesisht në llojin Pishë e zezë, por tashmë ky dëmtues, gjithnjë e më tepër, po përhapet dhe në pishat mesdhetare.

Procesionarja e rrezikshme dhe për njeriun

Larvat e Procesionares, perveç dëmit të shkaktuar në bimë duke ngrënë halat, perbëjnë rrezik edhe për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Pas moshës së 3-të larvare, ato kanë në trupin e tyre dy lloj qimesh: qime të gjata që dalin në tufa në pjesën krrizore dhe sherbejnë si ndjesorë që kapin ngacmimet e jashtme; dhe qime të shkurtëra të cilat, në rast ngacmimi, shkëputen nga trupi i larvës dhe, bashkë me një lëng që përmban substancën Instaminë, shpërndahen në ajër. Nese ne prekim një larvë me duar, ngacmimi merret nga qimet e gjata dhe larva reagon duke aktivizuar gjendrrat që sprucojnë lëngun irritues bashkë me qimet e shkurtëra. Këto të fundit, të lagura nga lëngu, ngulen në lekurën tonë duke rritur efektin e lëngut irritues. Kjo shkakton irritim dhe kruajtje në lekurë. Në rast se ato bien në syrin tonë, mund të shkaktojne deri në humbje të shikimit. Gjithashtu, qimet e shkurtera dhe instamina të shperndara në mjedis mund të thithen nga njerzit apo kafshet gjate frymemarrjes duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes. Probleme te tilla shëndetesore ka patur ne Zonat turistike sidomos gjate muajve Prill e Maj kur ndodh zbritje e larvave ne procesion.

Si luftohet Procesionarja?

Metodat kryesore për luftimin e Procesionares, të perdorura gjerësisht deri tani, janë trajtimet kimike dhe bioteknologjike të aplikuara kryesisht me sperkatje me avjonë duke perdorur si tretës vajërat e naftës ose vajëra vegjetalë. Trajtimet janë të efektëshme ndaj të gjitha moshave larvare, por larvat e moshës së 4-t dhe të 5-të kerkojnë perqendrime më të larta të lëndës aktive për të ngordhur, duke rritur koston e trajtimit dhe masën e ndotjes në mjedis. Në siperfaqe të kufizuara apo në popullata me densitet të ulët, kontrolli mekanik i insektit mund të jetë një zgjidhje optimale. Kjo metodë presupozon prerjen e degëve me qeska dhe djegien e tyre gjatë dimrit. Por lufta me metoda biologjike mund të rezultoje më e sukesshme. Kontrolli biologjik i Procesionares do të bazohet në shtimin artificial ose nxitjen e shtimit natyror të disa lloj insektesh antagonistë.

Një lloj insekti i quajtur  Calosoma sycophanta, u përdor me sukses për kontrollin biologjik të insektit dëmtues (zhgjethezues) të dushqeve në dushkajat e Mirditës në vitin 2013. Ky insekt në kushte natyrore është shfaqur në mes të Prillit në dushkajat e Grabianit, Lushnje dhe, në Maj, në Mirditë e Kukës Për të qënë efektive në kontrollin e Procesionares së pishës, ky lloj insekti duhet të gjendet në pyjet e pishës që nga mesi i shkurtit (në zonën e ulët e bregdetare), apo mesi i Marsit (në zonën malore) e, respektivisht, deri në mes të Prillit e Majit. Nisur nga kjo, është e domosdoshme që insekti të shtohet në kushte laboratorike. Në kushte të tilla, në temperaturë e lagështi optimale, stadet e zhvillimit të insektit zhvillohen në kohë më të shkurtër. Por për të relizuar ketë, nevojitet që kontigjenti i parë i insekteve të rritur të importohet nga Turqia ku ata dalin nga toka dhe fillojnë aktivitetin e tyre në ketë periudhë.(bionews.al)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here