Portugalia kryeson eksportin e tapës në botë/VIDEO

0

Me mbështetjen financiare të BE Portugalia njihet si eksportuesja më e madhe e tapës në botë. Kryetari i shoqatës së tapës portugeze Associação Portuguesa da Cortiça (APCOR) João Rui Ferreira tha për agjencinë e lajmeve LUSA  se Portugalia ka bërë rrugë të gjatë vitet e fundit për t’u bërë lider botëror në eksportin e tapës. Tashmë ajo po zhvillon teknologjinë, konkurrencën dhe dinamizmin industrial.Për zhvillimin e kësaj idnustrie në vend  është një sipërfaqe prej 716 mijë hektarësh masiv pyjor kryesisht lis, lëndë e parë nga e cila prodhohet tapa. Kjo sipërfaqe rritet vit pas viti, pasi lisi favorizohet shumë nga kushtet e këitj vendi.

Portugalia eksporton tapën në vendet kryesore në BE si dhe në SHBA.Eksporti i tapës zë rreth 70% në total të eksporteve të vendit.

“Sot, për çdo euro të tapës që eksportohet, 85 centë me vlerë të shtuar qëndrojnë në vendin tonë”, thonë zyrtarët.

19% e eksportit të tapës portugeze shkon në Francë që njihet dhe si vendi i parë importues i këtij produkti në vlerë 178.5mln.euro.

Pas saj Spanja, italia, Gjermania,Britania e Madhe importojnë tapën portugeze.

Në Portugali ka  677 kompani që punojnë në sektorin e tapës, me 8324 të punësuar me një pagë mesatare 760 euro në muaj.

Video nga Euractive

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here