Po troket në Shqipëri çudia gjermane, ferma e parë Aquaponics

0

Në Shqipëri një kompani e madhe gjermane po negocion për ndërtimin e se parës fermë Aquaponics, aty ku rriten së bashku perimet dhe peshku. Projekti i parë i kësaj ferme është pilotuar në Berlin dhe ka qënë mjaft i suksesshëm. Po cilat janë risitë e saj?

Më poshte artikulli nga “BussinesLine”

Përmes nuhatjes në Berlin ju mund të arrini në atë që sot cilësohet si ferma më e madhe e peshkut dhe perimeve në Europë. Ferma është shtrirë në hapësirën e një fabrike të vjetër dhe është kthyer në shtëpinë e mijëra vazove prej basilësh dhe 13 rezervuarë peshku. Pas shtatë muajsh sapo peshku të ketë arritur peshën e duhur shitet në supermarkete lokale.
“Nuk ka asnjë peshk të freskët apo basil në Berlin,” thotë  39-vjeçari Nicolas Leschke, bashkë-themelues i Ecofriendly Farmsystems (ECF). ” E themeluar në vitin 2014, ECF bazohet në idenë e kultivimit të bimëve dhe peshqve së bashku sipas një metode të njohur si aquaponics. Ferma mbulon 1800 metra katrorë dhe përdor ujin e shiut të mbledhur nga çatitë.  Uji rrjedh në rezervuarë të peshkut dhe mbeturinat e ngurta filtrohen.Urina e peshkut kryesisht amoniaku, ku  mikroorganizmat konvertohen në nitrat përdoret si pleh.

“Është një pleh efektiv bimor, ndersa ujin ne e  përdorim nga depozitat në serrat tona”, shpjegoi Leschke. “Kjo na mundëson të kursejmë € 20,000 ($ 24,000) në vit për shpenzimet e ujit, dhe plehu që disponojmë është i vetmi që na nevojitet për bazilikën”. Fermerët e qytetit gjithashtu braktisin pesticidet, duke zgjedhur të përdorin insektet miqësore për të mbrojtur bimët kundër dëmtuesve.

Kultivimi i peshqve dhe bimëve së bashku në zonat urbane daton të paktën në shekullin e 14-të, ku peshqit rriteshin së bashku me misrin, domatet dhe fasule në ishuj të vegjël,  të ndërtuara në lumin që rrjedh në qytetin meksikan Tenochtitlan.

Sot, shumë pjesë të oqeaneve të botës janë të mbipopulluara dhe të ndotura, dhe popullsia globale po rritet në mënyrë dramatike. Ekspertët si Carsten Schulz, profesor i Akuakulturës Detare në Universitetin e Kiel, janë të bindur se nevoja në rritje për peshqit mund të plotësohet vetëm përmes përdorimit më të madh të teknikave të akuakulturës. Aquakultura nuk është pa kritikët e saj, por Schulz dhe përkrahësit e tjerë besojnë se këto kundërshtime janë të pabazuara, duke theksuar se peshqit e rritur në akuakultura përjetojnë nivele shumë më të ulta të stresit sesa ato të rritura në natyrë. “Peshku ynë është i shëndetshëm dhe nuk kërkon antibiotikë”, tha Leschke.

Ferma e tij në Berlin mund të prodhojë deri në 30 ton peshk në vit, aq sa të furnizojë me peshq dy mijë banorë të qytetit për një vit. ECF tashmë ka eksperimentuar me një shumëllojshmëri të perimeve, nga kastravecat, patëllxhanët, specat, domatet dhe lakrat .

Leschke dhe partneri i tij, Christian Echternacht, janë të vetë-mesuar, pasi kanë fituar ekspertizën e tyre nga shkencëtarët dhe shtatë punonjësit e tyre. Echternacht është një sipërmarrës i internetit, ndërsa Leschke ka studiuar Menaxhim Ndërkombëtar në Londër.

Me fermat e qëndrueshme aquaponic, ai shpreson të ndihmojë botën për të bërë një vend më të mirë. Konsumatorët janë të shpejtë për të parë përparësitë. “Kultivimi lokal kufizon kohën e transportit dhe zinxhirin ftohës”, tha një përfaqësues i Reëe, zinxhiri i supermarketeve që ka ofruar “City Basil” në 340 dyqane në të gjithë Berlinin që nga marsi 2017. Pas kësaj faze të suksesshme testimi në Berlin, ECF planifikon të krijojë ferma të qytetit në vende të tjera. Kompania synon të ndërtojë atë që do të jetë ferma më e madhe e akuaponit në Evropë në vendin e thertores historike në Bruksel. Duke mbuluar 2.000 metra katror, ​​është një projekt i përbashkët me Fabrikën e Mendimit Natyror Evropian. “Peshqit dhe perimet do të kultivohen nën çati dhe do të shiten në tregun lokal ,”  tha Leschke.  Projekte negociuese po bëhen me Shqipërinë, Kazakistanin dhe Luksemburgun. ECF pret të bëhet fitimprurës në 2017, me një xhiro prej 2 milionë eurosh. Leschke tha se ky është vetëm fillimi. “Shumë shpejt do të kemi ferma të peshkut dhe perimeve në qytete në të gjithë Gjermaninë”.

http://www.thehindubusinessline.com/circular-economy/theres-something-fishy-in-berlins-vegetable-farm/article9924037.ece

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here