Përpjekjet dhe leksionet e nje amvise për ushqim të shëndetshëm

0

Çdo nënë mundohet të ushqejë fëmijët e saj me produkte cilësore dhe të shëndetshme. Por për Valbona Laskun një përpjekje e tillë është krijuar një sfidë jo vetëm për fëmijet e saj dy djemtë Henri dhe Luis , por dhe për komunitetin.

Valbona përpiqet që çdo ditë të gatuaj për famijen e saj, dy djemtë dhe bashkëshortin vetëm ushqime të shendetshme, kurse në faqen e saj në FB ajo ka krijuar një blog ku ka hedhur receta me ushqime kryesisht nga fshati. Blogu “BonBonTaste” është me emër anglisht, por brenda saj gjithçka është shqip.

Plot 130 receta me ushqime të ndryshme, secila e pasur brenda me një histori. Recetat e Valbonës kanë mbi 100 mijë shikime, përfshi dhe shqiptarë që jetojnë jashtë për të cilët Valbona ka një apel ”kujdesuni  që të krijoni një lidhje me fshatin”.

Valbona vetë e rritur fëmijë në zonën e Myzeqesë nuk i ka shkëputur kurrë lidhjet me këtë zonë.

Edhe pse jeton në Tiranë, nëna e saj që jeton në Myzeqe sjell me autobuzat e linjës për djemtë e mitur ushqime fshati, gjithçka duke filluar nga perimet, frutat, vezët, fasulet, arrat, lajthitë, mjaltin.

Kemi një thesar të jashtëzakonshëm në receta dhe prodhime shqiptare, që shpesh vuajne për të gjetur rrugën formale të tregut. Valbona e ka gjetur rrugen 😀

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, December 12, 2017

 

Rasti i Valbonës si shembull për një ushqyerje të shëndetshme është postuar edhe në faqen zyrtare të Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, i cili është kujdesur të përgatisë dhe një video promovuese për amvisën e mirë shqiptare.

Në këtë video duket sesi Valbona prane dy djemve të saj përgatit një byrek me një produkt krejt të veçantë, me koçkull.

Dikur përdorej si ushqim për kafshët, sot përdoret si ushqim në zonën e Myzeqesë,Tepelenës dhe Mallakastrës.Është një produkt i ngjashëm me fasulen.

Supa me perime, presh, selino, patate etj nuk ndahet në tavolinën e familjes së Valbonës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here