Përmbytjet, si u shkatërruan sërish fermat dhe bagëtitë, banorët me sytë nga qielli:Asnjë ndihmë deri tani nga qeveria

0

Për të dytën herë brenda dy muajsh banorët e Fierit dhe Vlorës anës Lumit Vjosë po përjetojnë tmerin e përmbytjeve. Dhjetera hektarë nën ujë, bagëti të rrezikuara, mijëra shpendë të ngordhura dhe asnjë ndihmë nga shttei. Kjo është situate që përsëritet në fshatra si drazezë, Feras, Novoselë etj.

Gazetarja e Fax News, Klaudia Karabolli, raportoi nga Darëzeza se uji ka mbuluar të mbjellat dhe ka hyrë në katet e para të banesave.

Banorët janë shprehur të indinjuar pasi nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e muajit Dhjetor 2017, ndërkohë që janë përmbytyr për herë të dytë.

Ata apelojnë për ndihmën e shtetit dhe instancave përkatëse.

“Përmbytjet e fundit s’janë parë kurrë në këtë zonë. Na kanë rrënuar ekonomikisht. Kemi fjetur me frikë se mos mbytemi. Jemi shkatërruar nga kjo. S’kemi marrë dëmshpërblim për përmbytjet e Dhjetorit, përmbytemi prapë. Jemi në dorë të Zotit, nuk dimë çfarë të bëjmë. Jemi të falimentuar këtu nuk punohet më. Ka ardhur vetëm një deputete e Fierit, asnjë njeri tjetër.”-ka thënë  njëri prej banorëve për Fax News.Ndiqni videon me poshte…

(Video) Situata pas përmbytjes, banorët në Darëzezë të Fierit: Jemi rrënuar, të na ndihmojë Zoti

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here