Përmbytjet, qeveria të hënën akordon fondin e emergjencës

0

Njësive të pushtetit vendor do t’u akordohet nesër (e hënë) fonde emergjence për të pastruar kanalet dytësore me qëllim që të kapërcehet sa më shpejt situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit. Ky fakt u bë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj gjatë vizitës që zhvilloi në Kavajë. “Besoj që duke qenë afër njerëzve ashtu si e gjithë qeveria, të gjithë institucionet, për t’ua lehtësuar sa më shumë atë ngarkesë që kanë këto ditë, edhe Bashkisë së Kavajës nesër do t’i akordohet një fond emergjence për të reaguar në pastrimin e kanaleve dytësore, për ta lehtësuar sa më shpejt situatën” – u shpreh Ministri në fshatin Rrikaj të Kavajës, ku u takua me banorët e prekur nga shirat e ditëve të fundit.

Në fjalën e tij, ministri evidentoi investimet e kryera në këtë zonë dhe faktin se këto investime kanë amortizuar efektin e prurjeve të ujit. “Në kuadër të emergjencës nga përmbytjet erdhëm sot të inspektojmë zonat e fushës së Kavajës, fshatrat Rrikaj dhe Hajdaraj. Ajo që vemë re është se aty ku kemi investuar, tek pjesa e parë e kanalit të Darcit, prej mbi 6km, fatmirësisht nuk ka asnjë përmbytje. Pjesa e dytë, pra segmenti i dytë që është planifikuar per t’u pastruar gjatë vitit 2018, ka problematikën e vet të përmbytjes.

Është një zonë me rrjet kanalizimesh që nuk është prekur për më shumë se 25 vite. Siç e theksova, kemi filluar të investojmë në pjesën e parë, rezultatet janë të dukshme. E ndërkohë, duke parë çfarë ka ndodhur këtu, kemi detyrim të vazhdojmë të jemi pranë njerëzve dhe sigurisht që të vazhdojmë investimin e nisur, në mënyrë që të kemi rezultate të dukshme, të përputhura me ato investime që do të duhet të bëjmë. Dëmet megjithëse janë të vogla, sigurisht që ka, në shtëpi, në gjë të gjallë, por sërish më duhet të them që në krahasim me vitin 2015, situata është jo në atë ekstremitet, por sigurisht që prezenca e ujit ka prekur shumë shtëpi” – tha Ahmetaj.

SCAN

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here