Permbytjet, mberrijne ndihmat nga Bullgaria

0

Përmbytjet e ditëve të fundit në vendin tonë shkaktuan dëme të konsiderueshme. Në këto kushte, Bullgaria ka vënë në dispozicion të të prekurve nga përmbytjet ndihma financiare, ushqimore dhe veshmbathje.

Sipas kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ndihma po përgatitet për Shqipërinë, që është edhe vendi më i dëmtuar pas reshjeve intensive të shiut në Gadishullin e Ballkanit.

Sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite.com”, ndihma është afërsisht 70 000 BGN . Kjo e fundit është siguruar nga rezervat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministrisë së Brendshme dhe Kryqit të Kuq Bullgar.

Nga njoftimi i Ministrisë së Brendshme, ndihma e akorduar është 8 ton dhe përmban tenda, batanije, dyshekë, kuti të ndihmës së parë dhe ushqim. Transporti i tyre do të nisë nesër në orën 8:00 me aeroplanin “Spartan” të Forcave të Armatosura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here