Përmbytjet, bagëti të ngordhura dhe koshere bletësh të shkatërruara në Gjirokastër

0

Në rajonin e Gjirokastrës, dëmet u shkaktuan më tepër nga vërshimi i përrenjve malorë. Në zonat rurale ka patur shumë bagëti të ngordhura, por sipas drejtorit të Bujqësisë, dëmet krahasuar me vitin 2015 janë më të pakta.  1000 ha toke u përmbytën në rajonin e Gjirokastrës. Pati ura të shembura dhe shumë shkarje të tokës për shkak të vërshimit të lumenjve. Më të prekurit nga uji ishin Memaliaj, Përmeti dhe Tepelena. Por Drejtori i Bujqësisë në Gjirokastër Kostandin Rrapi thotë se në krahasim me vitin 2015 dëmet në bujqësi e blegtori janë më të pakta. Nuk ka përfunduar verifikimi i dëmeve. Por ka fermerë që ankohen për zhdukjen e koshereve të bletëve, apo në Picar një tjetër fermer ka raportuar për tetë ton peshk të shkuar dëm. Por pati edhe dëmtime të bizneseve në qytet si shkak i vërshimit te përrenjve malorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here