Për pavarësinë mbill një pemë ulliri (FOTO)

0

Aktivisti i njohur shoqërisë civile Eljan Tanini ka propozuar  një ide  interesante për celebrimin e festave të nëntorit. Për festën e pavarësisë ai ka ftuar qytetarët që të mbjellin nga një pemë ulliri. Vetë Tanini dhe një grup aktivistësh të tjerë në mënyrë simbolike e nisën sot një projekt të tillë te blloku i ambasadave në Tiranë duke mbjellë 105 rrënjë ullin,j kaq sa janë dhe vitet e pavarësisë së vendit tonë.

“Në morinë e gjërave të përditshme që bëjmë në raport me njëri-tjetrin dhe me ambientin e jashtëm, harrojmë të kujdesimi për elementin kryesor nga ku bazohet jetesa jonë: NATYRA.Sot ajo është e kërcënuar nga veprimet dhe mos veprimet tona dhe këtë nuk na e thonë vetëm studimet mjedisore apo deklaratat politike por e kemi para syve tanë: rritja e temperaturave, ndotja e ajrit, rritja e nivelit të mbetjeve etj, ndikojnë tani direkt në jetët tona. Rastet e përmbytjeve, zjarret masive, niveli i lartë i smog-ut janë vetëm disa raste të prekshëm nga ne çdo ditë, veçanërisht për ato që jetojnë në zonat urbane.
Prandaj jemi të bindur që duhet të kujdesemi për natyrën ashtu siç kujdesemi për rutinën e përditshme. Ndaj besojmë se mbjellja e një peme është diçka që i kthejmë pas natyrës. Por ama jo e gjitha. “ shkruan mes të tjerash Tanini teksa lanconte këtë nismë në shërbim të natyrës.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here