Pas thertoreve ”dora e hekurt” mbi baxhot dhe fabrikat e qumështit. Autokritika e Peleshit: Edhe unë shkela rregullat, hyra pa përparëse

0

Pas thertoreve qeveria do nisë aksionin në baxhot dhe fabrikat e prodhimit të qumështit. Kjo është paralajmëruar nga Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi gjatë vizitës në një baxho të përpunimit të qumështit në Dibër. Peleshi ka theksuar se nuk do ketë asnjë tolerim përballë qëllimit për të siguruar standardin për sigurinë ushqimore. Ministri ka bërë të qartë se kontrollet do jenë shumë të forta. Madje gjeti rast të bëjë autokritikë edhe per veten pasi nuk kishte veshur  perparese kur vizitoi baxhon.

“P.sh, kur të bëni baxhon e re, përmes financimeve dhe mbështetjeve tona, nuk duhet të lejohet, në asnjë mënyrë, që unë dhe Zv.Kryeministrja dhe te gjithë të tjerët, të hyjmë, siç kemi hyrë këtu sot, pra pa kushtet higjenike, përparëset etj.“Edhe mënyra, sesi do të mblidhet qumështi te fermerët do të jetë gjithashtu shumë strikte. Jo me kova plastike, edhe më gjithë lloje mënyrash, sesi bëhen tani. Duhet të merret vetëm nga lopët, që janë të kontrolluara nga një veteriner, që ka një pasaportë të kontrollit, që kanë matrikullim. Transporti duhet të bëhet sipas standardeve ligjore, me tanke inoksi etj. Pra, të gjitha kushtet duhen plotësuar dhe në këmbim të kësaj, ne do të japim mbështetje financiare. Mbështetja financiare për këtë sektor, këtë vit do të jetë më e madhe, sesa mundësitë që sektori ka për t’i përthitur. E kam fjalën, që ne kemi sot më shumë lekë, edhe falë programit që do të hapim me Bashkimin Evropian, Ipard-i, por edhe programe të tjera, Fondi i Garancisë me BERZH-in, Fondi i Garancisë me Bashkimin Evropian dhe me Bankën KFË. “-është shprehur Peleshi.

Ministri ka vënë theksin te roli i veterinerëve, pasi është përgjegjësi e tyre të kontrollojnë thertoret apo fabrikat  e qumështit për të cilat punojnë. Kontrollet do jenë të rralla, por nuk do tolerohen rastet e shkeljes së standarteve.

“Në momentin, kur inspektori vjen dhe kontrollon, standardet nuk janë plotësuar, përgjegjësia do të jetë e vetë subjektit dhe e vetë veterinerit në rastin konkret, që ka çertifikuar prodhimin. Drejt kësaj duam të shkojmë. Vetëm, siç e tha Zv. Kryeministrja, duhet të ecim paralel. Kjo është një marrëdhënie, ku fitojnë të dy palët. Ju bëni biznesin tuaj, rriteni dhe zhvilloheni, ky është thelbi i këtij sistemi të ri, të ekonomisë së tregut, ne nga ana tjetër duke ju mbështetur juve, rrisim më shumë punësimin dhe garantojmë ushqime më të sigurta për qytetarët. “-tha Ministri.

Ai i garantoi të gjithë përpunuesit e qumështit se Qeveria do të jetë e vendosur të mbështesë me grante dhe subvencione, vetëm nëse do të zbatohen standardet ligjore dhe rregullat

Ministri ka treguar objektivin dhe mënyrën sesi duhet të veprojmë.

 “Duam që veterineri, që është i punësuari i një thertoreje, apo i një fabrike të përpunimit të qumështit, në përgjegjësinë e vet, të kontrollojë, të vetkontrollojë fabrikën, për të cilën punon. Inspektorët do t’i vizitojnë shumë rrallë stabilimentet e përpunimit. Por, ama në momentin, kur inspektori vjen dhe kontrollon, standardet nuk janë plotësuar, përgjegjësia do të jetë e vetë subjektit dhe e vetë veterinerit në rastin konkret, që ka çertifikuar prodhimin. Drejt kësaj duam të shkojmë. Vetëm, siç e tha Zv. Kryeministrja, duhet të ecim paralel. Kjo është një marrëdhënie, ku fitojnë të dy palët. Ju bëni biznesin tuaj, rriteni dhe zhvilloheni, ky është thelbi i këtij sistemi të ri, të ekonomisë së tregut, ne nga ana tjetër duke ju mbështetur juve, rrisim më shumë punësimin dhe garantojmë ushqime më të sigurta për qytetarët. “

Ai i garantoi të gjithë përpunuesit e qumështit se Qeveria do të jetë e vendosur të mbështesë me grante dhe subvencione, vetëm nëse do të zbatohen standardet ligjore dhe rregullat

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here