Panair kulinarie brenda kalasë në qytetin e gurtë (VIDEO)

0

Dita kombëtare e trashëgimisë kulturore është përkujtuar me një panair kulinarie ne Gjirokastër. Në ambientet e brendshme të kalasë së qytetit te gurte turistë të shumtë patën mundesinë të shijojnë disa prej gatimeve tradicionale, si byrekë, qifqi, ëmbëlsira dhe gatime të tjera karakteristike. Për turistët e huaj Shqipëria vijon të mbetet një vend i vecante. Ja si shprehet një turiste nga finlanda…

.”Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri, por nëna ime ka qenë këtu në vitin 1995 dhe më kish folur për vendin tuaj. Mund të them me bindje se ka ndryshuar shumë. Unë do t’ua sugjeroja pa frikë miqve të mi, pasi kur vendosa të vij në Shqipëri miket e mia më thanë “si guxon.” Pasi opinioni për shqipërinë nuk është aspak pozitiv, ndoshta edhe për shkak të së shkuarës së saj komuniste.”

Rreth 25 mijë turistë kanë vizituar gjatë sezonit turistik Gjirokastrën, një shifër dy herë më e lartë se një vit më parë. (news 24)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here