Paketa 2018, hiqet TVSH për mjetet e bordeve të anijeve

0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim me peshkatarë në portin e ri të peshkimit në Durrës, ky takim përkoi edhe me lirimin e këtij porti nga mjete të tjera detare të cilat qëndronin atje në mënyrë abusive. Ministri Peleshi garantoi se ky port nga sot e në vazhdim do të jetë vetëm në shërbim të anijeve të peshkimit.

 “Së pari dua ta them që jemi në një port, në një investim të ri, që i cili vetëm sot në fakt ka filluar të përdoret nga anijet e para, nga dy anije të peshkimit, për shkak se ka qenë i okupuar nga mjete të tjera, jahte private e të tjera, që nuk kanë lidhje me qëllimin për të cilin ky port është ndërtuar.  Unë po e them sot dhe natyrisht do ta dëgjojnë dhe strukturat tona shtetërore, policia kufitare etj, që ky port nga sot e në vazhdim, duhet të mbahet i paprekur nga asnjë lloji mjeti tjetër, përveçse nga ato për të cilat është ndërtuar, pra nga anijet e peshkimit.”

Në vijim të fjalës së tij z. Peleshi ka folur për masat e reja që ka ndërmarrë qeveria në favor të kësaj industrie, si një sektor me një rendësi të veçantë

“Gjithë strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Dhe kjo nuk është një shpikje, nuk do ndonjë lloj filozofie të madhe. Natyrisht një sektor mbështetet duke e bërë atë konkurrues. Ulja e kostove arrihet përmes uljes së kostove finaciare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e aksizës për naftën, për peshkimin, tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori. Sot brenda këtij viti në paketën e re fiskale, pra ne sot po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018, të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve.”- është shprehur ministri.

“Une e pashë sot edhe nga afër dhe sa më thanë që për një anije, investimi për një anije, mjete bordi, rrjeta, apo mjete elektro- mekanike etj, që unë nuk i njoh shumë, shkon 20000 mijë euro në vit. Pra përjashtimi nga TVSH-ja për një anije, është i konsiderueshëm, shto pastaj 200 apo 218 në mos gaboj anije mbi 12 m, dhe në total numri shkon mbi 500 anije në vendin tonë. Është një mbështetje shumë e  madhe. Formalizon sektorin, sepse deri dje duke qenë se kostoja ka qenë e madhe, dhe ne jemi te vetëdijshëm që një pjesë ndiqte rrugë informale, ndërsa sot me përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar, sektori formalizohet edhe të njëjtën kohë mbështetet me një ulje të kostos, që do të jetë e ndjeshme mesa kuptova edhe sot. Përveç lehtësimit të uljes kostove finaciare, ne do të ulim dhe kostot administrative apo burokratike apo logjistike.”

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here