Obeziteti lidhet me politikat bujqësore (Studimi)

0

Studimet e reja në botë thonë se obeziteti është i  lidhur me politikat bujqësore. Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve obeze të moshave nga 5  deri në 19 vjeç në botë është rritur dhjetë herë gjatë katër dekadave të fundit, sipas një studimi të ri të botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Në Ditën Botërore të Obeizitetit  (11 Tetor), gjetjet sjellin  në kujetesë se veprimet për të trajtuar obezitetin duhet të jenë të shpejta, progresive dhe efektive. Fundi i kuotave të prodhimit të sheqerit në BE ka shtuar shqetësimin e aktivistëve të shëndetësisë se tregu do përmbytet me sheqer të lirë duke minuar çdo përpjekje për të reduktuar konsumin. Ekspertët e shëndetit po avokojnë për politika të reja për të frenuar këtë epidemi – që nga taksat e sheqerit mbi pije të buta dhe rregulloret për të kufizuar publikimin  e reklamave te tyre. Por ekspertët e OBSH që promovojnë ushqimet e shëndeteshme thonë se politikat e reja ambicjoze shëndetesore  mund të jenë të pakuptimta nëse politikat bujqësore të Evropës mbeten të përqendruara në prodhimin e drithërave me prodhime të larta që përdorin kimikate.

Shumë nga problemet e rënda shëndetësore – nga sëmundjet e frymëmarrjes, në një varg kanceresh dhe stresi sistematik i jetesës janë të lidhura me ushqimet industriale dhe praktikat bujqësore”, shkruan nje eksperte e OBSH.  “Ndikimet shëndetësore të gjeneruara nga sistemet ushqimore janë të rënda, të përhapura dhe të lidhura ngushtë me praktikat e ushqimit industrial dhe bujqësisë.”

Për shembull, sektori bujqësor, mbështetet kryesisht në përdorimin intensiv të kimikateve të dizanjuara për të shtrydhur fitimin maksimal nga çdo centimetër katror i tokës.  Por obeziteti është vetëm një nga  të shumtat  kushte dhe çështjesh shëndetësore që kushtojnë miliarda çdo vit.  Doza e ulët, ekspozimi kronik ndaj shumë pesticideve, sidomos kimikateve janë të lidhura qartë me një numër efektesh afatgjata të shëndetit”.

Kosto shëndetësore e krijuar si pasojë e kimikateve kap shifrën 271 miliardë dollarë Obeziteti zakonisht shihet si një çështje që lidhet zakonisht me stilin e jetës dhe stërvitjen fizike, por sa ndikohet ai nga ushqimet që prodhohen. Kjo është pyetja prej 1,8 trilionë eurosh – dhe është ajo që kërkohet më shpesh, dhe javët e fundit, më shumë me zë të lartë.

Një raport i Bankës Botërore i botuar në gusht, por që publikimi kaloi në heshtje sugjeroi që subvencionet në bujqësi si dhe mekanizmat e tjerë mbështetës financiarë për produktet me kimikate duhet të hiqen.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here