“Novartis”, Kutia e Pandorës që ka tronditur politikën greke

0

 

Një hetim mbi praktikat ilegale të gjigandit farmaceutik zviceran Novartis në Greqi, ku të përfshirë janë mijëra zyrtarë shtetërorë dhe mjekë, ka hapur Kutinë e Pandorës në politikën greke pasi mediat lokale kanë dhënë emrat e dhjetë politikanëve të dëgjuar në Greqi  përfshi përfaqësues nga qeveria dhe partitë opozitare të përfshira në skandal.

E përditshmja greke Kathimerini, raportoi se nuk është e qartë se për cilat kategori akuzash do të përballen dhjetë politikanët. Por ai tha se prokurorët po kërkojnë të hetojnë tetë ish-ministra, kryeministrin e përkohshëm të 2012 Panayiotis Pikrammenos dhe ish kryeministrin Antonis Samaras. Shumica e dhjetë politikanëve i përkasin partisë konservatore të Partisë Demokracia e Re ose Lëvizjes Socialiste Pan-Helene (Pasok) duke përfshirë edhe Guvernatorin aktual të Bankës së Greqisë Yiannis Stournaras.

I përfshirë në këtë skandal gjendet dhe Komisioneri i Migracionit Dimitris Avramopoulos, por ky i fundit mohoi gjithashtu çdo përfshirje. “Gjatë periudhës që unë kam qenë ministër i shëndetësisë, nga viti 2006 deri në vitin 2009, politika e mjekësisë dhe çmimi i saj nuk ishin në kompetencë të ministrisë së shëndetësisë dhe prandaj nuk kisha, as nuk mund të kisha lidhje me këtë çështje”.-tha ai.

Ministri i Drejtësisë, Stavros Kontonis, tha se shkalla e madhe e praktikave ilegale “ka shkaktuar shpërbërjen e shpenzimeve vjetore të shtetit për ilaçet.” Zëvendësdeputeti i tij Dimitris Papangelopoulos e quajti këtë çështje “skandali më të madh që nga krijimi i shtetit modern grek”. Burimet qeveritare thanë se skandali Novartis ka dimensione ndërkombëtare, pasi pozicioni i Greqisë është kritik  pasi ky ishte “vendi referues” për çmimet e ilaceve në 29 vende të botës. Hetimi nisi  në mes të dhjetorit 2016 ku u zbuluan prova sesi mijëra zyrtarë grekë shtetërore, por dhe mjekë morrën rryshfet, në mënyrë që Novartis të marrë trajtim preferencial në treg. Hetimi grek pasoi një tjetër hetim dy vjeçar të kryer nga autoritetet amerikane mbi metodat që Novartis supozohej se mbizotëronte në treg. Prodhuesi farmaceutik zviceran lëshoi ​​një deklaratë kur tha se ishte në dijeni të raporteve të medias rreth praktikave të saj të biznesit në Greqi dhe se po vazhdonte të bashkëpunonte me autoritetet për të hedhur dritë mbi rastin. Të gjithë politikanët mohuan akuzat, ndërsa partia e Demokracisë së Re akuzoi qeverinë për ndërhyrjen në rrjedhën e hetimit.

Raportohet gjithashtu se autoritetet greke të hetimit po bashkëpunojnë me FBI ,madje një ekip i kësaj të fundit vizitoi kohët e fundit Greqinë.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here