Njihuni me fermën e vetme në botë që s’ka asnjë fermer (video)

0

Pas perëndimit të diellit në 6 shtator të këtij viti shpërthyen festimet në një fermë në qarkun e qetë të Shropshire në Angli. Pas një viti pune të vështirë dhe planifikimit të kujdesshëm hulumtuesit arritën të pamundurën; të korrat e para plotësisht të automatizuara në botë. Gjithcka bëhet në mënyrë të automatizuar nga toka shterpë deri në lulëzimin e kulturave – pjesë e një projekti të quajtur  “Hands Free Hectare”. Këtu nuk u përdorën asgjë vec robotëve dhe ky ishte një hap tjetër përpara në revolucionin sesi ne ushqejmë botën. Në 2016 Ekipi i Universitetit  HARPER pasi mori një fond nga qeveria ngriti sistemin, modifikoi  një traktor 25 vjecar duke e pajisur me kamer, laser dhe sistem GPS. Dronët ndihmuuan në monitorimin  e fushës, kurse një skaut robot zbuloi mostrat e tokës për inspektim. Studimet e mëparshme për traktorët pa shofer kanë përdorur makina të mëdha për të kryer punën. Por ekipi Harper Adams përdori një tjetër taktikë: Traktori i vogël i tyre ishte në gjendje të bënte lëvizje më të sakta, të kufizonte dëmtimin e tokës për korrjet e ardhshme dhe të rriste efikasitetin.

Korrja dha 4.9 ton elb, ndërsa udhëheqësi i projektit tha se ky është elbi më i shtrenjtë që ka dalë ndonjëherë. Iniciativës në fjalë i janë bashkuar një mori kompanish dhe organizata në botë që po shtyjnë bujqësinë drejt automatizimit. Robotët konsiderohen si çelësi për të zvogëluar fuqinë punëtore nga sipërmarrësit.Por automatizimi nuk ka të bëjë vetëm me zëvendësimin e vendeve të punës që njerëzit bëjnë; shpesh bëhet fjalë për punë që njerëzit nuk mund t’i bëjnë. Për shumë kompani të teknologjisë së lartë, robotizim do të thotë mbledhje të dhënash dhe i mësuar më i thellë. Për shembull, përdoren të dhënat e imazhit satelitor për të parashikuar rendimentet e bimëve – një detyrë që mund të jetë një burim i vlefshëm për qeveritë që duan të parashikojnë mungesat e ushqimit ose ndikimet e ndryshimeve klimatike.(bionews)

Linku më poshtë jep dhe videon e funksionimit të fermës

https://motherboard.vice.com/en_us/article/wjxb7q/this-farm-has-no-farmers

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here