Një turne vere në Ballkan, në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri

0

Britanikja “Evening Standarts” bën një rrugëtim në vendet e Ballkanit ku gazetari Adam Bloodworth është fokusuar vetëm në një aspekt prodhimin e verërave autentike të  rajonit. “Skenat e lulëzuara të verës, janë ato që të vijnë menjëherë në mendje” shkruan fillimisht ai.

Gjatë gjithë historisë së turbullt të Ballkanit, ka mbetur një siguri, vreshtat e fuqishme të këtij gadishulli janë nga më të vjetrat në botë.

Larg nga markat botërore që janë uzurpuar nga   kazanët më romantike të Francës, Italisë dhe Spanjës, “qejflinjtë” e verës mund të befasohen se pikërisht këtu në Ballkan gjenden toka unike pjellore me histori të prodhimit të verës që datojnë nga Perandoria Osmane.

Nën sundimin jugosllav, vera matej në bazë të cilësisë, por prodhimi i saj artizanal po lulëzon në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi. Këtu gjenden prodhime verërash larg ofertave të tregut masiv të verëravë bullgare dhe rumuna që shihen në Londër. Prodhimet e verërvë në Ballkan janë shumë të lira, dhe për cudi shumë më të mira.

 

Serbia

Një nga verërat më të mira serbe është prokupac. Kjo lloj vere prodhohet nga rrushi i ëmbël, i kuq, i kultivuar që në mesjetë, nga përpunimi i të cilit del një verë në ngjyrë rozë të errët.

 

Traditat e prdhimit të verës udheheq risitë moderne, duke i bërë veraritë serbe disa nga rajonet me emocionuese. Skena “e re” e verës vazhdon të rritet, por shekujt e traditës po udhëheqin një fokus të mprehtë në risi, duke i bërë veraritë e Serbisë disa nga rajonet më emocionuese. Zupa, disa dhjetëra km larg  Beogradit, është rajoni që prodhohet kjo lloj vere.

Pranë Krushevcit gjendet veraria idilike e  Ivanoviçit. Me një traditë prodhimi 98 vjecare ajo ruan ëmbëlsinë e saj të thellë dhe komplekse. CabernetI dhe merlotI janë nga më populloret dhe Dragoslav Ivanovic thotë se për prodhimin e tyre përdor tre lloj rrushi.

Por dhe fruta të tjera si kumbulla e pjekur dhe boronica, duke i shtuar një lloj piperi të gjelbër me aromë karafili. Vreshti i tij  është i hapur çdo ditë; por vera që ai prodhon nuk ka gjetur kurrë famë jashtë a vendit dhe një shishe verë nuk kushton më shumë se 8 paund.

 

Maqedoni

Maqedonia mund të jetë e vogël (vetëm trembëdhjetë mijë kilometra katrorë), por vreshtat e saj mbushin një pjesë të mirë të vendit veçanërisht rajonin e njohur  Tikves,

Shqipëri

Shqipëria është e njohur për vreshtat e saj, të shtruara mbi kodra të buta ose  kodrina në një lartësi deri në 1000 metra. Ashtu si në Maqedoni, kushtet klimatike këtu favorizojnë prodhimin e një diversiteti të tërë verërash si  merlot, cabernet, pinot noir, riesling, mjaft të bollshme në këtë tokë të pasur. Përplasja e ekosistemeve të rajonit të Zadrimës – ku ndodhen Alpet Shqiptare, në Adriatik – bën që toka pjellore të prodhojë verë mesdhetare. Kallmeti,  është vera që prodhohet nga rrushi i ëmbël lokal i kallmetit që prodhon si verë të bardhë ashtu dhe të  kuqe me  çmime shumë të favorshme nga vreshta që datojnë një moshë më shumë se 30 vjeçare.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here