Një ditë para ndërrimit të viteve, çmendet tregu

0

Në prag të natës së ndërrimit të viteve, të gjithë nxitojnë të bëjnë blerjet e rastit. Produktet më kryesore të tryezës festive janë ato që gjenden në tregun e përditshëm të fruta-perimeve.Duket se tregu i truta-perimeve  po shpërthen nga numri i madh i qytetarëve të dyndur në ambjentet e tij.   Në realitet më shumë pyesin, sesa blejnë.

Tregëtarët ankohen për një situatë të vakët të blerjeve nga ana e konsumatorëve.Ata  konfirmojnë  se ky vit është më i dobët se kurrë përsa i takon shitjes së prodhimeve. Për konsumatorët shqetësim vijojnë të përbëjnë çmimet e larta me të cilat tregëtohen asortimentet. Sipas tyre ato janë rritur nga 20 deri në 40 lekë për produkte.Janë moshat e treta ato që duke patur një pension minimal, do të mendohen shumë herë se çfarë dhe sa të blejnë në këto ditë festash. Nuk është aspak normale që të ndodhë një rritje e menjëhershme e çmimit të fruta-perimeve në prag të ditëve festive.Bëhet fjalë për një luhatje jo të paktë e jo të përballueshme për xhepat e konsumatorëve durrsakë.Bum-i i çmimeve të larta duhet të marrë fund një herë e mirë.Konsumatorët kërkojnë ndërhyrjen e insitucioneve përgjegjëse që përveç kontrollit, të ndikojnë me fuqinë e ligjit në dhënien fund të këtij fenomeni.V.Muçaj

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here