Nis vjelja e kivit “Made in Albania” (FOTO)

0

Është koha për vjeljen e frutit ekzotik të kivit. Pak vjet më parë ajo që më parë dukej e paarritshme tashmë është kthyer në një përvojë të suksesshme edhe nga fermerët vendas. Fermeri Qazim Muhametaj në Llakatund të Vlorës ka më se 10 vjet  që ka ngritur një fermë me kivi dhe prodhimtaria e saj ka qënë e përsosur . Sipërfaqja e kultivuar me kivi është rreth 1.5 ha dhe shohet vit pas viti. Frutat janë pjekur, madje këto ditë ka nisur dhe vjelja e tyre. Fotot e tyre janë postuar dhe në profilin në FB të fermerit.Tashmë frutat e kivit të kultivuara në Shqipëri shiten për tregun vendas, por eksportohen edhe në Kosovë

Kivi shqiptare mbillet në disa zona të vendit si në Elbasan, Peqin, Lushnjë,Tiranë, Vlorë  dhe Kavaje. Dy vjet më parë ministria e bujqësisë nisi programin për mbështetjen e kultivimit te kivit në keto zona. Fillimisht fruti ekzotik është eksperimentuar nga fermerë të veçantë dhe është parë se prodhohet cilësisht mirë pothuajse në të gjithë vendin. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural nxori  edhe udhëzimin përkatës së si do të mbështet zhvillimi i kësaj kulture. Sipas udhëzimit në fjalë përfitojnë aplikantët e 5 qarqeve zgjedhura për kultvimin e kivit. Përfitues mund të jenë fermerë individualë, subjekte me status fizik, juridik ose grupime fermerësh.

Fermerët individuale që të përfitojnë duhet të jenë të pajisur me kartën e fermerit ose NIPT-in e fermeri. Sipërfaqja minimale për të cilën aplikohet të jetë jo më e vogël se 2 dynym dhe sipërfaqja maksimale jo më e madhe se 10 ha.(bionews)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here