Ngrohja klimatike po zhduk pataten, çokollatën dhe kafenë

0

Patatet e egra, çokollata dhe kafeja, po përballen  me zhdukjen masive.

“The Guardian”shkruan se shkencëtarët po paralajmërojnë për zhdukje masive të bimëve dhe specieve të kafshëve që formojnë themelin e furnizimit tonë ushqimor, të njohur si agrobiodiversitet. Lloje si tigri i Bengalit, balena blu po zhduken në shkallë alarmuese, por dhe të tjera. Ata që kanë lindur 20 vitet e fundit  tashmë nuk mund të shohin më kurrë një elefant afrikan. Deri në fund të 2055, 22% e specieve parashikohet të zhduket për shkak të ndryshimeve klimatike.  Në Ganë dhe Bregun e Fildishtë, ku mbarështohet përbërësi i parë për 70% të çokollatës sonë, pemët e kakaos nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë ndërsa temperaturat priten te rriten me dy gradë gjatë 40 viteve të ardhshme. Prodhimet e kafesë në Tanzani kanë rënë 50% që nga viti 1960.

Zhdukja në masë e kafshëve të egra gjithashtu kërcënon furnizimet globale të ushqimit

Këto kultura janë maja e ajsbergut. Në të gjithë botën, janë të kërcënuara 940 lloje të kultivuara. Agrobiodiversiteti është një burim i çmuar që po humbim, që mund të ndihmojë në zgjidhjen ose zbutjen e shumë sfidave me të cilat ballafaqohet bota. Ai  ka një rol kritik ende të neglizhuar për të na ndihmuar në përmirësimin e të ushqyerit global, zvogëlimin e ndikimit tonë në mjedis dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dieta e varfër është shkaku më i madh i vdekjes së hershme dhe aftësisë së kufizuar. Globalisht, 2 miliard njerëz janë të kequshqyer, ndërsa 2 miliardë janë mbipeshë dhe në rrezik ndaj sëmundjeve të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Rreth 33% e tokës bujqësore të botës vlerësohet të jetë e degraduar, duke mos pasur ushqyes thelbësorë për kultivimin e të mbjellave.  Sipas Panelit Ndërkombëtar  për Ndryshimet Klimatike, ngrohja globale do të zvogëlojë prodhimin bujqësor me 2% çdo dekadë, ndërsa kërkesa do të rritet çdo dekadë me 14% deri në vitin 2050.

Përpjekjet globale për të mbrojtur agrobiodiversitetin duhet të rriten urgjentisht. Por ku mund të fillojnë qeveritë dhe agrobizneset? Këtu rol të madh luan futja e më shumë diversiteteve në zinxhirët e furnizimit ushqimor. Kjo do t’u mundësojë agrobizneseve të vlerësojnë dhe monitorojnë ndikimin e investimeve në zinxhirin e tyre të furnizimit dhe të sigurojnë që linjat e ardhshme të prodhimeve të jenë të qëndrueshme dhe elastike.  Në mënyrë të ngjashme, qeveritë do të jenë në gjendje të kanalizojnë fonde në ndërhyrjet agrobiodiversitare që do të mbrojnë furnizimin e brendshëm të ushqimit dhe njëkohësisht të përmirësojnë qëndrueshmërinë mjedisore Ne duhet të ngremë alarmin për agrobiodiversitetin tonë të zhdukur. Në fund të fundit, nëse ka një gjë që nuk mund të lejojmë të zhduket, janë speciet që sigurojnë ushqimin per 7 miliard njerëz në planetin tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here