Nga Pogradeci vjen apeli:Të rihapen therrtoret/VIDEO

0

Nga qyteti i Pogradecit autoritetet kanë bërë thirrje për rihapjen e thertoreve të mbyllura pas aksioneve të fundit të AKU.Sipas tyre mbyllja e thertoreve jo vetëm që nuk ka rritur sigurinë ushqimore, por ka shtuar dukshëm informalitetin.

Vladimir Jaçellari, përgjegjës i sektorit veterinar në bashkinë Pogradec thotë aksioni ndikoi negativisht në rritjen e sigurisë ushqimore. Tashme të gjitha kafshët therren në kushte primitive, në vende të fshehura, madje dhe në bahcet e shtëpive. Kjo pasi transporti i tyre deri në thertoret e Korcës ka shumë kosto.

Kjo duket edhe nga shifrat, ku në 2016 rezultojne 1300 bagëti të therrura në thertoret e Pogradeceit në muajt Nëntor-Dhjetor. Kurse gjate te njejtes periudhe te 2017 ky numër ka rënë në 300.Sipas Jacellarit kjo dëshmon se 70% e bagëtive therren në rrugë informale. Por prefekti i Korçës Dhori Spirollari thotë se nuk tolerohet në asnjë mënyrë mungesa e standarteve dhe bëri thirrje për bashkëpunim të thertoreve me fermerët.

5 pika therrje bagëtish u mbyllën në Pogradec vitin e kaluar.

TV Korça

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here