Nëse bota nuk mendon për reduktimin e mbeturinave, brezat do mbyten nga mbetjet e tyre

0

Bota prodhon të paktën 3.5 milion ton mbetje të ngurta në ditë, 10 herë më shumë se një shekull më parë, sipas studiuesve  të Bankës Botërore. Nëse asgjë nuk bëhet, kjo shifër do të rritet deri në 11 milionë ton në fund të shekullit, vlerësojnë studiuesit.Ne menyre te figurshme thuhet se mesatarisht, amerikanët prodhojne ne muaj aq plehra sa pesha e trupit te tyre.Është e vështirë të gjesh shifra të krahasueshme për mbeturinat e prodhuara nga mega-qytetet. Por në mënyrë të qartë, Nju Jork eshte nje nga qytetet qe gjeneron më shumë mbeturina, 33 milionë ton në vit. Me kete rritje te shpejte të popullsise botërorë, me ekonominë gjithnjë e në rritje ne prodhojmë më shumë mbeturina se kurrë më parë. Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara plehrat janë kryesisht të padukshme për shkak të mënyrë së menaxhimit dhe trajtimit të tyre. Por në shumë qytete të botës plehrat krijojnë dhe male mbeturinash nganjëherë në mes të qyteteve.T’i magazinosh është problem sepse plehrat lëshojnë metan, një gaz i fuqishëm që shkakton nxhetësi në atmosferë. Djegia e tyre jashtë është gjithashtu e dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.Vendet ku grumbullohen plehrat po mbushen me shpejtësi, mesatarisht 10 mijë ton në ditë ne qytetet e medha. Nju Jorku dhe San Francisko tani kanë një qëllim “zero mbeturinave” që duhet të arrihet me një reduktim të plehrave dhe rritjes më shumë të riciklimit, por  kërkohet një rrugë të gjatë për të shkuar deri te qëllimi final. Në Nju Jork, qeset plastike vijojnë të shoqërojnë mallrat që blihen dhe janë prezente në thuajse cdo dyqan. Bota prodhon mbi 300 milionë tonë plastike çdo vit, nga të cilat vetëm një sasi e vogël mundet të riciklohet. Deri në vitin 2050, do të ketë aq shumë lundrues plastike në oqean se do të barazpeshoj dhe peshkun, sipas një studimi të lëshuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Shkencëtarët vlerësojnë se ka të paktën 5.25 trilionë grimca plastike – që peshojnë rreth 270.000 ton – lundrues aktualisht në oqeane. Mesatarisht, një person në Shtetet e Bashkuara ose në Evropën Perëndimore përdor rreth 220 kilogramë plastike në vit, sipas Institutit Worldwatch, një organizatë kërkimore. Industria e paketimit, në rritje për shkak të rritjes së dyqaneve online dhe faktorëve të tjerë, përbën një sfidë të madhe. Rreth një e treta e ushqimit të prodhuar në botë hidhen apo treten, sipas të dhënave të OKB. Hollanda hedh mesatarisht mbi 400,000 copa bukë në ditë. Shtetet e Bashkuara shpërdorojnë më shumë ushqimin,për shkak të konsumit të tij në restorantet e ushqimit të shpejtë, në të cilin punonjësit dhe konsumatorët hedhin sendet e pashitura ose mbetjet.

Shumica e mbetjeve në Afrikë, Shtetet e Bashkuara dhe Azi përfundojnë në landfille, shumë prej të cilave tashmë janë mbi kapacitetet e tyre. Evropa dërgon më pak mbeturina në landfille dhe më shumë për incineratorët. Ndërsa disa prej tyre janë relativisht të pastra, shumë të tjera përbëjnë një kërcënim për mjedisin dhe shëndetin publik.

Tokio ka më shumë se 20 incineratorë të mbeturinave në zonën metropolitane. Autoritetet thonë se nuk janë të rrezikshme për shëndetin publik, sepse ato djegin kryesisht materialin organik dhe përdorin një sistem të avancuar për të filtruar gazrat e dëmshme.

 Por nëse bota nuk është e përgatitur të mendojë për reduktimin e mbeturinave dhe t’i trajtojë ato si burim, brezat e ardhshëm do të mbyten nga mbetjet e tyre.(Washington Post)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here