Nënprodutet e mishit dhe qumështit për ekonomi më të gjelbra

0

 Mbetjet që krijohen nga industria ushqimore  në vendet e Ballkanit mund të përdoren sërish për ushqim për kafshët. Një studim i BERZH që përfshin dhe Shqipërinë tregon se me përmirësime në teknologji, përdorimi i mbetjeve industriale mund të rritet me 50%. Shembulli vjen nga industria e mishit në Serbi, e cila prodhon mbi 450 mijë ton në vit. Nga proceset e prodhimit gjenerohet një sasi e madhe mbetjesh, prej rreth 120 mijë ton. Shumica e saj përdoret tashmë për ushqim për kafshët shtëpiake, për fertilizues, ose për karburant. Nga kjo mund të përfitojnë edhe sektorët e mishit në Shqipëri dhe Bosnjes, pavarësisht se janë më të vegjël se në Serbi. Ndërkohë, edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë në një sektor tjetër: atë të bulmetit. Në të gjithë Ballkanin ka baxho të mëdha, por vetëm një pjesë e prodhuesve të qumështit të freskët hyjnë në industrinë e bulmetit. Kjo pritet të ndryshojë në të ardhmen me shtimin e procesimit të qumështit. Në Serbi, qumështi i freskët i procesuar përbën 55% të prodhimit total, ndërsa në Shqipëri arrin në mbi 60%. Nga mbi 800 milionë litra qumësh të procesuar çdo vit, vetëm 10% del si mbetje dhe ripërdoret. Pjesa më e madhe e saj është në formën e hirrës, e cila procesohet në gjalpë të kripur apo koncentrohet për përdorim në ushqim kafshësh. Teksa tregu i bulmetit zhvillohet më tej, nevoja për investime në teknologji moderne do të rritet, së bashku me nevojën për të përdorur më mirë mbetjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here