Në Zadrimë ku fermerët janë gati të heqin dorë nga gjelat e detit-VIDEO

0

Festat e fundvitit janë në prag, dhe simbolika e tyre mbetet padyshim gjeli i detit. Janë të shumtë fermerët në zonën e Zadrimës që e kanë si te vetme mënyrë jetese, por qe jane totalisht të zhgënjyer nga qeveria, dhe e kanë të pamundur ta ushtrojnë si aktivitet. Në fshatin Mabe fermerët e intervistuar nga Fax News  shprehen se kanë bërë shumë investime për rritjen e këtyre shpendëve, por me shitjet e deritanishme vështirë se do arrijnë fitimet e parashikuara. Ata shprehen se mungon një treg i posacëm, dhe janë të detyruar t’i shesin gjelat e detit në çdo cep të autostradës lezhë-Shkodër. Bardh Jaku njëri nga fermerët e zonës shprehet se ka mbi 13 vite që merret me mbarështimin e Gjelit te detit por që fitimet nuk arrijnë as për të jetuar. Madje gjelat e detit shiten deri në 600 lekë më lirë për kg.Sipas tyre qeveria nuk është kujtuar kurrë për ta, pale të mendojë për subvencionime.

Jak Marku një tjetër fermer i zonës që merret me mbareshtimin e Gjelit të detit thote së veshtiresite janë shumë të mëdha, ndërsa numri i blerësve është shumë i vogël. Përgjate gjithë zonës së Zadrimës në Lezhë janë të shumtë fermerët që kujdesen për mbarështimin e gjelit të detit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here