Në shtëpinë e Kryeministrit, ku rrugët heshtin dhe koha ka ndalur

0

Fshati Çorrush ndodhet rreth 30 km larg qëndrës adiminisrtatve të bashkisë Mallakastër.

Ai shtrihet në kodër karshi lumit Vjosë.

E vërteta e historisë së Mehmet Shehut në fshatin Çorrush.

Shumëkush që kalon në këto anë, patjetër nëse ka njohuri minimale të historisë do të pyes për shtëpinë ku lindi dhe u rrit Ish kryeministri i vendit Mehmet Shehu.

Pas ndryshimeve demokratike dhe historisë së ish kryeministrit në shtëpinë e Mehmetit, një shtëpi e lënë në harresë, askush nuk troket veç nostalgjikëve të kohës dhe ndonjëherë familjarë të të ndjerit.

Lajm-Shqip zbret sot në këtë fshat dhe shtëpi me histori për shqiptarët.

shati.

 

Çorrush
Fshati Çorrush

Ndodhur në mes kodrash të buta mes një gjelbërimi të admirueshëm.

Pak banorë të sheh syri. Rrugët janë të boshatisura. Shumica e banorëve kanë emigruar…

Ndonjë banor të rastësushëm që takojmë dhe i tregojmë qëllimin e vizitës na e kthen si për të rikthyer kohën:”Ai ishte burre shteti, si Mehmeti nuk vjen me”

 

Të tjerë shkojnë më tej duke thënë:”e hengri Nexhmija me Ramizin”

Po prej rrëfimit të tyre mësojme se në shtëpinë e braktisur një vit më parë ka ardhur si vizitor i biri, Bashkim Shehu së bashku me familjen.

Shtëpia. 

Dukshëm duket që është e pamirëmbajtur dhe pse në zonë ka nostalgjikë të ish kryeministrit i cili drejti qeverinë për më shumë se 35 vjet.

Çorrush
Shtëpia e Mehmet Shehut

Një i motshëm na thotë kur vinte Mehmeti këtu ndizej flakë, shtrohesh për darka me këngë e raki ballë kazani.

Në shtëpinë e braktisur të një prej personazheve karizmatik të kohës vumë re dhe gjurmë të kohës të paprekura.

Nëse kjo shtëpi nuk është mirëmbajtur askush nuk “ngacmon” këtu..të marë një tullë a gurë të kohës.

 

Çorrush

Ndërsa shtëpia i reziston kohës, zona kujtim si dhuratë prej ish kryeministrit, kanë një segment rrugor prej 10 km të shtruar në kohën e tij si dhe ndërtimin e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh…

Për lajm-shqip

Vladimir Muçaj

12.01.2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here