Në Shqipëri ku ende toka punohet me dorë jo vetëm nga fermerë, por dhe nga gra dhe të mitur-STUDIMI

0

Revista “Agrobiznesi” e cila bën një diagnostikim të hollësishëm të gjendjes së bujqëissë shqiptare,në një prej numrave të saj ka analizuar me detaje dhe gjendjen e mekanikës bujqësore ku Shqipëria është më e varfra në rajon. Shifrat që jep “Agrobiznesi” jnë tronditëse.

Studimi i plotë

Në Shqipëri për punimin e tokës janë të regjistruar 9794 traktorë nga të cilët 4013 janë minitraktorë. Shumica e tyre janë pa targa, pa leje qarkullimi në rrugë, pa dokumentacionin e nevojshëm teknik për t’u regjistruar e lënë si kolateral në istitucionet kredidhënëse. Aktualisht në gjendje pune për të punuar e kultivuar tokën me cilësi dhe me kosto të ulët janë rreth 5000 traktorë. Shqipëria ka 1.24 traktorë/100 ha të kultivuar, ndërsa Maqedonia 6 traktorë / 100 ha, Greqia ka 6.6 traktorë/100 ha, Italia 13.2 traktorë/100 ha, Gjermania 10.8 traktorë/100 ha, BE-ja 8.1 traktorë/100 ha. Shqipëria përdor 1.5 makineri të ndryshme bujqësore për çdo traktor,makineri e pajisje që shërbejnë për kultivimin e tokës, për shërbimet ndaj bimëve, për vjeljen, grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale. Vendet e rajonit përdorin mesatarisht 5-7 të tilla, ndërsa BE-ja 13 makineri bujqësore /traktorë.

Kjo situatë e keqe është edhe për faktin se në Shqipëri përdoren shumë tipe traktorësh, të prodhuar shumë vite më parë me një teknologji të vjetër. Niveli i përdorimit të fuqisë KF/ha – Rusia e ka koefiçentin 2.7 Kf/ha, Anglia 3.4 Kf/ ha, Japonia 13 Kf/ha kurse Shqipëria 0.53 KF/ha. Një tjetër tregues është KË/banor: SHBA ka 0.74 KË/banor, BE 0.37 KË/banor, vendet në zhvillim 0.2 KW/banor, ndërsa Shqipëria 0.08 kË/banor.

 

Bujqësia Sociale dhe Agrobiznesi në Shqipëri

Në Shqipëri për arsye të terrenit malor dhe pamundësisë për të përdorur mekanizimin, vetëm 54 % e familjeve fermere përdorin traktorin ose pajisje të mekanizuara për punimin dhe kultivimin e tokës. Pjesa tjetër vazhdojnë të punojnë tokën akoma me dorë ose me kafshë pune. Edhe si rrjedhojë e këtij fakti Shqipëria ka të angazhuara mesatarisht në fushën e bujqësisë dhe të agrobiznesit 1.5 deri 2 forca pune/ha. Gjithashtu në Shqipëri në zonat rurale nuk mund të përjashtohet edhe puna e kontributi i femrave dhe fëmijëve, që janë nën moshën e punës dhe i të moshuarve mbi moshën e punës. Por edhe kjo kategori e forcave të punës në bujqësi e blegtori sa vjen e po reduktohet si rrjedhojë e braktisjes për në zonat urbane brenda Shqipërisë dhe në emigracion. Duke vlerësuar strukturën reale të prodhimeve bujqësore në Shqipëri, nga rreth 300 mijë fermerë për çdo 1000 ha tokë të kultivuar prej tyre, mesatarisht përfitojnë të ardhura bruto nga 800 mijë – 1 milion dollarë, ose 5 herë më pak të ardhura e krahasuar kjo me 1000 ha tokë në Izreal, e cila nuk e ka as strukturën dhe prodhimtarinë natyrale të tokës, as burimet e ujit për ujitje si i ka Shqipëria.

Në Shqipëri rreth 50 % e fermerëve kanë probleme e mangësi me rrugët rurale e veçanërisht ato midis fermave, që ndikojnë në rritjen e kostove dhe pengojnë fermerët veçanërisht në periudhën e vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit./AGROBIZNESI

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here