Në Shqipëri hyn mielli më i keq, i përdorshëm vetëm për biskota

0

Shqiptarët mbajnë numrin një në Evropë për përdorimin e miellit dhe të bukës, por sa e sigurtë është cilësia e produktit bazë ushqimor? Në fakt ekspertët ngrenë alarmin dhe thonë se situata është shumë e rëndë dhe të gjitha elementet e miellit për bukë janë totalisht nën normat e BE-së. Sipas kreut të shoqatës së eksportuesve shqiptarë Alban Zusit, vendi ynë jo vetëm importon miell me cilësi të ulët, por dëmi është dhe më i madh kur produktit në vendin tonë i shtohen edhe përzierës të tjerë. 95% e miellit që hyn në Shqipëri nuk ështe për bukë, por ështe për biskota, që do të thotë eshte miell me nivel të ulët proteinik. Norma e miellit për vendet e zhvilluara është 11.5, ndërsa ajo që hyn këtu është jo më shumë se 9.5. Po të flasësh edhe me furrat e bukës, me këtë lloj mielli, ato nuk arrijnë dot ta bëjnë bukën. Më shumë sesa mungesa e proteinave, dëmtojnë shtesat për të plotësuar karakteristikat e nevojshme. Duke filluar nga ngjyruesit, nga proteinat shtesë, duke filluar nga shtimi i glutenit. Edhe produktet e tjera ushqimore nuk janë të një cilësie të mirë, pasi kimikateve që iu hidhen, nuk ua kontrollon njeri masën, madje përdoren dhe lloje të rrezikshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here