Në rrjetën e peshkatarëve peshkaqeni “dhelpër”

0

Një peshkaqen i i njohur si peshkaqeni dhelpër ose “Dhelpra e detit”, është kapur nga peshkatarët në Orikum. Sipas listës së kuqe IUCN ky lloj peshkaqeni është vunerabel. Që do të thotë sipas biologeve, peshkaqeni “Dhelpra e detit” është i pranishëm në ujrat tona, por 5 vitet e fundit ai është në rrezik zhdukje. Alopias vilpinus ushqehet me sardele, oktapod si dhe gjallesa të tjera të detit. Riprodhimi kryhet me anë të vezëve. Peshkaqeni “Dhelpra e detit”, qëndron në një distancë prej 70 km nga bregu i detit dhe rënia e tij ne rrjetat e peshkatarëve shihet si dukuri e rrallë. Alopias vilpinus përfaqëson specien më të madhe midis gjinisë “Alopias”. Ai është shumë i përhapur në brigjet tropikale dhe zakonisht nuk i sulmon njerëzit.

Agjencia e zonave të mbrojtura u ka bërë thirrje peshkatarëve që nëse gjejnë një lloj të tillë, ta lëshojnë menjeherë ne det, pasi është një ekzemplar më shume dhe një mundësi më shumë për mbijetesën e kësaj specie.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here