Në Baldushk ku banorët mezi presin fundin e vitit

0

Në fshatin Baldushk të Tiranës  ende pa hyrë mirë një vit, bëhen përgatitjet për të pritur fundin e tij. Të gjithë në këtë fshat, bazë të fortë jetese kanë mbarështimin e shpezëve, gjelave të detit dhe pulat. Çdo familje mesatarisht ka mbi 50 gjela. Por që të kenë një fundvit të mbarë ku gjelat janë kryefjala e tryezave tona për festat e fundvitit, përgatitjet duhet kryer me herët. Zakonisht puna për shtimin e tufave të gjelave dhe pulave të detit nis që në prill.

Xhafar Zela një i moshuar rrëfen për bionews se familje e tij mban në shtëpi të paprekua 5 pula dhe një gjel dhe me anë të tyre fiton një tufë të tërë. Vetëm këtë vit ai numëron 130 gjela deti gati për t’u therrur në dhjetor. Gjelat po fitojnë peshën e plotë dhe thuajse gjithë ditën falë dhe kohës së mirë ata ushqehen me jonxhë dhe misër. Xhafari nuk bën asgjë tjetër, vecse gjithë ditën ua kushton gjelave së bashku me nipin e tij të vogël

Në fshat ka parcela me jonxhe dhe aty ai lëshon 130 gjelat e tij dhe duket se është i kënaqur me rritjen e tyre. Por rritja dhe të ardhurat e siguruara nga shitja e gjelave nuk pëmbushin nevojat e familjes ë tij me 8 persona që të vetmen mundësi jetese kanë këto shpezë. Në ditë të zakonshme çmimi i një gjeli nuk i kalon 3000 mijë lekë, dhe vetëm në fundvit ai mundet t’i shese ato deri në 5000 lekë..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here