Mësoni origjinën e verës Riesling

0

 

Vreshti më i vjetër nga është prodhuar vera e famshme Riesling gjendet në Johanniesberg.Vreshti shtrihet në një kodër të Johanniesberg të Gjermanisë  në një fermë që mban të njëjtën emër Riesling.

 

Vera Riesling është prodhuar nga ajo që quhet mbretëresha e varieteteve të rrushit të bardhë në botë. Ky lloj rrushi ka aftësinë të prodhojë dy lloj verërash të thartë dhe të ëmbël.

Kodra  Johanniesberg ndodhet  në rajonin e Rheingaut që njihet si vendlindja e disa kantinave më jetëgjata të verës në botë. Në këtë zonë shtrihet dhe sipërfaqja më e madhe me vreshta prej 3155 ha dhe në 2013 vera e prodhuar këtu ishte sa 3% e verës së prodhuar në vend.  Ende një destinacion unik turistik qyteti i Rydesheim qe eshte kryeqendra e ketij rajoni thith  çdo vit rreth tre milionë vizitorë nga gjithë globi  duke filluar nga ditët e para të prillit dhe vazhdon deri në mes të nëntorit . Shumë pranë tij gjendet fshati Geisenheim ku është dhe një nga universitetet më të rëndësishme të verërave brenda dhe jashtë vendit.Në këtë pozicion gjeografik qëndron në hartë  fshati Johannisberg ne të cilin gjendet një manastir i vjetër shumë brenda të cilit dhe punishtja e verës.

Historia e prodhimit të verës Riesling nis në vitin 1716 kur abati i qytetit Fulda bleu vreshta përreth rrënojave të manastirit dhe nisi ndërtimin e asaj që sot quhet Pallati Johannisberg. Kodrat rreth pallatit u mbollën me vreshta nga të cilat u prodhua vera ..

Por pse vera Riesling ka shijet e athët  ka një histori krejt të vecantë. Në kohën e vjeljes së rrushit abati i FULDËS nisi një korrier rreth 150 km larg zonës për të marrë leje nga autoritetet për prodhimin e verës. Saktësisht ishte viti 1775. Korrieri vonoi disa javë për shkaqe ende të paditura dhe kur ai mbërriti një pjesë e rushit kishte nisur të kalbej.

Në këtë moment nisi dhe vjelja e tij ndërsa vera e prodhuar  nga vjelja e vonuar ishte disi e athët.

Qe atehere kjo ka qënë dhe shija konstante e verërave të Johanniesberg dhe prodhimi i atij viti ishte dhe paraqitja zyrtare e kësaj lloj vere në botë. Brezat  e ardhshëm u njohën dhe me historinë, kurse korrierit që u bë shkak për këtë lloj vere i është  është ngritur një statujë në një vend të dukshëm të pallatit të vjetër në Johannisberg.

Historia më pas ndryshoi sigurisht dhe kantina e vjetër kaloi në duart e disa pronarëve. Princi William 5 i Perandorisë holandeze e zotëroi atë  në periudhën 1802-1803, ndërsa në prani të Gëtes pasuria kaloi në zotërim të perandorit austriak në 1815.

Në vitin 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore kështjella në  Johannisberg u  shkatërru nga një ngjarje fatkeqe.Kur aeroplanët aleatë fluturuan në mbrëmjen e 12 gushtit në Berlin, një pjesë e kështjellës u dëmtua. Një pjesë e bombave ranë në Kodrën e  Johannisberg duke shkaktuar diegjen e një pjese të ndërtesës.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here