Meksikë, si arriti të shpëtohej tigri që po kontrabandohej brenda një kutie postare

0

Tigrat e Bengalit janë një specie mjaft e rrezikuar. Numërohen vetëm 2500 tigra të Bengalit që janë në gjendje të egër. Numri i tyre me ritme të shpejta  për shkak të humbjes së lëkuës, por dhe gjuetisë ndaj tyre. Ata vriten shpesh për lëkurën e tyre, por dhe pjesët e trupit që përdoren për të bërë ilace aziatike.Autoritetet në Meksikë shpëtuan një këlysh tigër bengal vetëm dy muajsh që po dërgohej përmes postës elektronike brenda një kutie plastike blu të mbushur me gazeta. Zyrtarët dëgjuan zhurma që vinin nga brenda kutisë dhe qentë zbuluan tigrin brenda pakos. Tigri ishte lënë pa ushqim dhe ujë dhe ishte shumë nervoz. Këlyshi do transportohej në një qytet të Meksikës në Queretaro, por ai u shpëtua dhe aktualisht është nën kujdesin e Departamentit të Burimeve Natyrore dhe Mjedisit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here