Me se do ngrohemi? Pyetja që lind çdo fillim dimri

0

Shqiptarët ende nuk e kanë zgjidhur dilemën e sigurimit të ngrohjes për muajt e ftohtë të dimrit. Energjia elektrike e vetmja alternativë e sigurt nuk mund të plotësojë 100% këtë nevojë jetike, vecnërisht në zonat e largëta ku konsumi i saj limitohet sa për shkak të pamundësisë ekonomike, aq dhe për sigurinë e rrjetit energjitik.

Ndërkaq politikat konfuze mbi pyjet bëjnë të pasigurt edhe  përdorimin masiv të drurit.Moratoriumi i pyjeve edhe e ndalon edhe e lejon prerjen e pyjeve, vecse ka bërë më te koklavitura procedurat. Federata kombëtare e pyjeve dhe kullotave përmes një letre drejtuar autoriteteve më të larta në vend kërkon të vihen pikat mbi i. Moratoriumi sipas saj duhet rishikuar, pse jo dhe shfuqizuar pasi sic shkruhet ne letër është bërë pengesë për plotësimin e nevojave me dru për banorët. Një pjeë e kompetencave për pyjet i kanë kaluar pushtetit vendor, të tjera vijojnë të mbeten në ministri. Prandaj federata edhe këtu kërkon ndërhryje.Ja disa nga propozimet e saj…..

  • Hartimi sa më parë i ligjeve të rinj për pyjet dhe kullotat me role dhe përgjegjësi të qarta për të gjithë aktorët (Bashkitë, inspektoriati, administratës së zonave të mbrojtura, dhe komuniteteve lokale të përfaqësuar nga shoqatat e përdoruesve). 
  • Shumë vendimarrje e përgjegjësi, jashtë funksionit monitories dhe politikëbërës janë ende në Ministrinë e Mjedisit edhe pse Bashkitë janë pronare të pyjeve.
    • Ligji aktual i pyjeve nuk ka të saktësuar të drejtat dhe rolet e aktorëve veçanërisht të drejtat e përdoruesve tradicionalë. 
  • Hartimi i një strategjie të re për pyjet pasi pritshmëritë dhe objektivat e strategjisë egzistuese janë tejkaluar.
  • Shumë nga Bashkitë kanë vendosur specialistë jashtë profilit, në kundërshtim me ligjin. Psh. në 7 Bashki të qarkut Gjirokastër janë punësuar 45 punonjës ku vetëm 12 prej tyre kanë arsimin përkatës.
    • Investimet në pyje mungojnë prej disa vitesh. Fondet e kaluara nga Ministria e Financave për pyjet dhe kullotat në Bashki janë të pamjaftueshme për ngritjen e stafeve teknike, sigurimin e infrastrukturës mbështetëse dhe kryerjen e investimeve në pyje, mbrojtjen nga zjarret etj.
    • Të bëhet një studim apo analizë e mirëfilltë rreth nevojave për dru për ngrohje në shkallë kombëtare dhe mundësive për kapërcimin e krizës.
    • Të sigurohen kontrata nga vendet fqinje për dru zjarri për banorët me çmime të arsyeshme
    • Të krijohet mundësia e ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura me punime përmirësuese për plotësimin e nevojave të banorëve kryesisht në qarqet Korçë, Dibër dhe Elbasan.
    • Agjensia e pagesave të mbështesë mbjelljen e pyjeve nga fermerët për energji. Ekspertët e pyjeve në Bashki së bashku me SHPPKK duhet të hartojnë projekte për pyllëzime me lloje me rritje të shpejtë anës rrugëve kanaleve e lumejve, si dhe për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike në të gjithë Shqipërinë.
    • Të hartohen dhe rishikohen planet e menaxhimit. –Janë disa nga propozimet e ekspertëve të pyjeve..

Federata kombëtare e pyjeve kërkon që të vendosë populli me referendum për pronësinë e ardhshme të pyjeve

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here