Mbyllet rezervuari, fshati ne proteste

0

Banorët e fshatit Bilçë, vetëm 15 km larg Beratit  protestuan pak ditë më parë para bashkisë së qytetit. Një urdhër i prefekturës ndalon përdorimin për uje të rezervuarit të fshatit për vaditje, pasi për shkak të motit të nxehtë ai është në kuotat më minimale të tij. Por banorët veç kësaj kanë dhe një problem tjetër. Rezervuari shfrytëzohet privatisht si rezervat peshku nga një individ i vetëm, banor i këtij fshati, që nuk lejon më hapjen e tij për vaditje. Rezervuari i  mbyllur prej 1-muaji përdorej për vaditjen e tokave bujqësore të 3 fshatrave: Bilçë,Drobonik dhe Zhitom.

 Kryeplaku i fshatit Bilçë, Agron Çuçeni shprehet se,Bilça ka 180 ha tokë fushë dhe qindra rrënjë ullinj që po thahen sepse nuk është vaditur as 40% e tokave bujqësore dhe kjo po i çon drejt falimentimit banorët e zonës që ushqejnë familjet e tyre vetëm duke shitur prodhimet bujqësore në treg. Ish/kryeplaku i fshatit Bilçë,Isa Xherimeja pohon se, në këtë fshat ka funksionuar prej vitesh një shoqatë me përfaqësuesit e fshatit e cila merrte në ngarkim funksionin e rezervuarit për vaditje,  por prej disa vitesh rezervuari shfrytëzohet vetëm nga një person, Asqeri Alemeti, i cili e përdor privatisht për peshkim. Banorët e fshatit Bilçë shprehen se mungesa e vaditjes ka sjellë tharrjen e prodhimit dhe dëme të mëdha duke lënë familje të tëra pa të ardhura. Banorët kërkojnë dëmshpërblim nga bashkia për këto dëme që kanë pësuar.

 Zyrtarë të bahkisë thonë se ky institucion do marrë masa ligjore ndaj individit që rrit peshq në këtë rezervuar. Përsa i përket vaditjes-nënkryetari i bashkisë Bledar Bana shton se tharja e rezervuarit ka ardhur dhe si pasojë e temperaturave ekstreme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here