Mbërrin në dogana udhëzimi për heqjen e TVSH së peshkimit

0

Qeveria miratoi udhëzimin për përjashtimin nga TVSH për agrobiznesin në fushën e peshkimit. Udhëzimi i firmosur nga Ministria e Financave iu shpërnda të mërkurën Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe gjithë degëve doganore në vend.Në udhëzim u bëhen të qarta doganave  kodet tarifore të makinerive dhe pajisjeve për peshkim të cilat përjashtohen nga pagesa e TVSH si dhe gjithë dokumentacioni që duhet të plotësojë subjekti të përfitojë nga heqja e TVSH së makinerive dhe pajisjeve për peshkimin.Heqja e TVSH për mjetet dhe makineritë e peshkimit u fut në paketën fiskale të 2018 dhe do të nisë të zbatohet nga janari i 2018.

Kostot për importin e materialeve që ndihmojnë peshkimin shkojnë në 20 mijë euro në vit për një anije dhe përjashtimi nga TVSH-ja për këto produkte synon nxitjen e prodhimit në këtë sektor. Sektori i peshkimit në Shqipëri është relativisht i vogël, megjithatë është i rëndësishëm nga këndvështrimi socio-ekonomik, pasi është një burim i rëndësishëm i vendeve të punës në zonat bregdetare. Peshkimi detar ndahet në peshkimin profesional  i cili konsiderohet si peshkim komercial  dhe peshkimin artizanal profesional. Vitet e fundit zhvillim po njeh dhe akuakultura. Aktiviteti i saj zhvillohet në rezervuare, liqene artificialë dhe natyrale, si dhe në laguna dhe bregdet.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here