Manovrat e grosistëve me çmimet e produkteve bujqësore përplasin në kuvend Braçen me Peleshin

0

 

Deputeti Erjon Braçe është përplasur ashpër në Kuvend me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshin. Braçe akuzoi ministrin se dikasteri që drejton po qëndron indiferent përballë presioneve që iu bëhet fermerevë nga tregtarët e mëdhenj për të ulur çmimet e produkteve bujqësore që ata prodhojnë. Deputeti Brace solli shembuj origjinale të fermerëve të Divjakës se si ata detyrohen t’i shesin prodhimet nen kosto dhe sesi çmimi i tyre trefishohet në tregjet e Tiranës.

“Marrëdhenëiet sot në këto pazare janë të tilla që i detyrojnë fermerët dhe blegtorët ose t’i shesin prodhimet nën kosto, ose t’i lënë fare pa shitur. Çmimet nga fusha në treg rriten me 3 herë”-tha deputeti.

Ja shembujt e Braces

Në Divjakë një kg karota u shitën 200l/kg-në Tiranë çmimi shkoi 700 lekë/kg

Patatja e parë u shit 120lekë/kg-në Tiranë çmimi shkoi 500 lekë/kg

Qepa e thatë në Divjakë u shit 150 lekë/kg-në Tiranë çmimi shkoi deri në 650 lekë/kg

I vetmti produkt që fermerët shitën me çmim të kënaqshëm ishte shalqini 100 lekë/kg dhe i gjithi shkoi për eksport me çmim 220 lekë/kg.

Deputeti “rebel” i PS foli dhe për të ashtuquajturat “atake”, në treg ku tregtarët përdorin mediat për të detyruar fermerët të ulin çmimin. Si shembull solli shalqinin në Divjakë që një moment mbeti pa shitur gjatë verës. Brace tha pas sulmit në media se shalqini ishte me hormone gjithë produkti mbeti pa shitur e fill pas kësaj zbarkuan tregtarët që e blenë ate thuajse falas. Braçe i kërkoi Peleshit të ishte ai garant për shitjen e prodhimit vendas si në tregjet brenda ashtu dhe në eksport.

“Kemi kërkesa të mëdha nga Polonia për patate, janë bërë dhe kontratat, por kamionët tanë ndalohen në doganën hungareze” solli shembull deputeti.

Në përgjigje të tij Ministri përsëriti nevojën e krijimit të një burse të produkteve bujqësore dhe blegtorale.Bursat- tha ai- do sjellin kooperim në shitje, pasi ndryshe është të ofertosh një kv karota dhe ndryshe karotat e një grupi prej 30 fermerësh së bashku.

Ministri tha se ishte i ndërgjegjëshëm për të gjitha problemet dhe sfidat që kalon bujqësia dhe premtoi se në 2018 qasja do ndryshojë. Peleshi tha se ishte i sigurt se domatet tona shiten në BE 70% më lirë sesa partnerët e tjerë, bostani 50% më lirë, gështenja 40% më lirë.

Pengesat

Ministri renditi disa pengesa që bëjnë produktet tona “inferiore”në tregun e BE

  • Mungesa e çertifikimit pengesë, 76% e perimeve tregtohen jo në vendet e BE, pasi mungojnë çertifikatat për t’i aksesuar këto në tregje.
  • Ka probleme me markentingun, paketimin .
  • Prodhohen sasi të vogla për shkak të fragmentarizimit të tokës, fermat janë të vogla, fermerët nuk janë bashkë

-Bujqësia jonë jep prodhim dhe shitje të shpejtë

-Kultura e magazinimit dhe frigoriferimit në hapat e para.

-Produktet tona kanë produktivitet të ulët dhe kosto të larta

-Mungesa e ujitjes dhe kullimit shton kostot

Këto ishin disa nga problemet e renditura nga ministri, ndërsa premtoi  një tjetër këndvështrim për bujqësinë;

Së pari regjistrimin e gjithë titujve të pronesisë së tokave bujqësore. Korrektim të skemës së mbështetjes dhe rimbursimit tëTVSH.

Skema mbështetëse përmes AZHBR do jetë më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë 25 milionë euro, ndërsa përmes programit IPARD priten te levrohen për bujqësinë 90 mln.euro.

“Uji në çdo parcelë mbetet angazhimi ynë”tha ministri.

Një pjesë e imputeve bujqësore do përjashtohet nga TVH

Do riorganiozhen funksionet e drejtorive të bujqësisë. Pedagogët e UBT do jenë më pranë fermerëve. Këto ishin disa nga debatet për bujqësinë seancën e kësaj të enjteje në kuvend, ku sic dihet kësaj fushe iu kushtua vetëm një orë kohë, ndërsa debateve  politike “pa bereqet” bujqësor pothuajse gjithë ditën.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here