Mallakastra “mbytet” nga vaji i ullirit, prodhuesit kërkojnë të zgjerojnë tregjet jashtë

0

Fermerët e zonës së Fierit dhe Mallakastrës presin të prodhojnë këtë vit rreth 15 mijë ton vaj ulliri. Ata shprehen se prodhimi i ullirit që po vilet aktualisht ka qënë i mbarë dhe deri në fund të sezonit pritet të vjelin rreth 20 mijë ton ullinj. Një pjesë e vajit të ullirit do eksportohet jashtë vendit. Një prej administratorëve të  fabrikës më në zë të zonës Viktor Paja që zotëron fabrikën e vajit “Mallakastra” shprehet për bionews se prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit, veç plotësimit të kërkesave të tregut vendas, eksportojnë edhe në shtete si Zvicër, në Shtetet e Bashkuara apo diku tjetër.Por eksportët mbeten në nivele ende të ulëta vetëm 6 mijë litra/vit pavarësisht se kompanitë kanë rritur cilësinë e vajit. Kompanitë shqiptare konkurojnë në tregun vendas dhe jo vetëm. Shumë prej tyre marrin pjesë në konkurse që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit. Disa kanë marrë çmime dinjitoze edhe në konkursin BiOl që zhvillohet në Itali. Kurse ne konkursin e 13 kombëtar që zhvillohet cdo vit i organizuar nga AOA (shoqata shqiptare e vajit te ullirit) dhe mbështetur nga USAID  vendin e parë “Delikat”e zuri kompania Mallakastër.

 

Në Fier dhe Mallakastër numërohen rreth 50 fabrika të përpunimit të vajit të ullirit. Fermerët që prodhojnë në sasi të vogla vaji shpesh përballen në treg me cmime të ulëta duke i frenuar ta tregtojnë me humbje por e përdorin për familjet e tyre.(bionews)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here